Ditën e sotme bëhet konsituimi i Këshillit të ri Bashkiak dhe Betimi i Kryetarit Agron Malaj në Bashkinë Mat.
Ndërkohë punonjës të Bashkisë dhe qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër zgjedhjeve të 30 qershorit.
Prej 4 vitesh kjo Bashki është udhehequr nga Kryetari Nezir Rizvani i Partisë Demokratike. Në mbeshtetje të protestuesve Matjane është dhe Koordinatori i PD për Qarkun Diber Enkelejd Alibeaj.
“Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama ka vjedhur zgjedhjet dhe bashkitë. Jemi këtu për të treguar që ky popull refuzoi Ramën.”- u shpreh Alibeaj nga Mati.