Sot shënohen 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur.
Askush në fillim nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte teksa filluan të duken re tymi në Gërdec, aty ku ishte dhe fabrika e demontimit të armëve. U klasifikua si një incident teknologjik, por ende sot pas 10 vjetësh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.
10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, asnjë zyrtar nuk është më pas hekurave. E gjithë kjo histori po kthehet gjithnjë e më shumë në një rrëfim të harruar.
https://youtu.be/gAB4fyAQNLU