Deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi do të kandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit nën siglën e PSD-së së Skënder Gjinushit. I përjashtuar nga Partia Socialiste, Doshi duket se e ndjen veten më të sigurtë si kandidat në PSD. Ndërsa kryetari i kësaj partie Skënder Gjinushi, një prej aleatëve të hershëm të Partisë Socialiste, pritet të jetë kandidat për deputet i socialistëve në Tiranë. Kjo mundësohet bazuar në marrëveshjen paraprake që ai ka bërë me Ramën. Sipas gazetës Panorama, PS ka nisur bisedimet me aleatët e tjerë të socialistëve, Petro Koçi, Paskal Milo, Spartak Ngjela, Ervin Mete, Gjergj Koja.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








