Hetimi Tatimor ka nisur një aksion për bllokimin e aktivitetit të subjekteve tregtare që nuk lëshojnë kuponin tatimor në kryeqytet.
Mësohet se disa subjekte që janë konstatuar në shkelje nga Hetimi Tatimor, kanë përfunduar me aktivitetin e tyre të mbyllur.
Njëri prej subjekteve të mbyllura është një kafene në zonën e Brrylit, ndërkohë që është mbyllur edhe një lokal tjetër te Qendra Tregtare “Galeria” në qendër të Tiranës.