Slandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Slandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 | 15/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim” është ndalur edhe në projektin për Portin e ri të Porto Romanos.

Ai e ka cilësuar si një iniciativë strategjike rajonale dhe europiane, ndërsa theksoi se projekti nuk është thjesht infrastrukturor, por ka për qëllim riorganizimin e rrjetit portual të vendit, transformimin urban të Durrësit dhe forcimin e kapaciteteve logjistike dhe gjeopolitike të Shqipërisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Rama u shpreh se pavarësisht dezinformimeve dhe kritikave që janë përhapur në media, projekti është miratuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe nuk ka hasur kundërshtim nga aleatët strategjikë, duke përfshirë SHBA dhe BE. Ai nënvizoi se ndërtimi i portit të ri do ta vendosë Shqipërinë në hartën logjistike të Mesdheut dhe rajonit, duke e kthyer vendin në një nyje strategjike të transportit mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Kam një shënim të veçantë për sa i përket një çështje që ka marrë vëmendje mediatike dhe që, si të gjitha çështjet e tjera të kësaj bote, kur marrin vëmendje mediatike në kohën që jetojmë mbulohen nga një mjegull e madhe marrëzish, fantazish, budallallëqesh, ligësish dhe me një fjalë të vetme, dezinformimi. E kam fjalën për çështjen e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto Romanos.

Read more

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

 

 

Tani, ne jemi, jo në të drejtën, por në detyrën tonë të riorganizojmë rrjetin portual të vendit, të ndryshojmë funksionin urban të zonës Durrësit; të shpëtojmë qytetin e dytë më të madh të vendit dhe qytetin e parë turistik të Shqipërisë në vijën bregdetare nga gangrena mu në mes të organizmit të vet urban, që është porti i vjetër; të rrisim kapacitetet tona përpunuese logjistike dhe gjeopolitike, duke u përputhur me standardet e Bashkimit Europian dhe të NATO-s përmes ndërtimit të një nyje të re strategjike për, jo thjesht Shqipërinë, po për rajonin dhe për funksionimin e Korridorit 8 dhe në ndërkohë, të gjitha këto sfumohen nga lumi i marrëzive që shqiptarët janë të detyruar të përballin përditë, në çdo orë, në çdo minutë, sa herë që kanë kontakt me 700 tenxheret politike dhe mediatike”.

Kujtojme se në fazën e parë te tenderit është skualifikuar kompania “Jan De Nul nv”, e cila ka bërë ankesë pasi mungesa e një dokumentacioni për projektet që ka realizuar, nuk mund të jetë pretekst për një kompani që ka realizuar projekte ndërkombëtare të afirmuara.

 

 

Problemi më i madh është fakti se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave të Autoritetit Portual ka refuzuar ta shqyrtojë ankesën sepse sipas ligjit për të shqyrtuar një ankesë duhet paguar 0,5% e vlerës së tenderit, pra konsorciumi i përfaqësuar nga “Jan De Nul nv” duhet të paguante 2 milionë euro për t’iu dëgjuar ankesa.

Ankesa është refuzuar edhe nga Komisioni i Prokurimit Publik, që ishte nën drejtimin e personit të pandehur nga SPAK, Jonaid Myzyri, tashmë i pezulluar nga detyra. Ky i fundit nuk e ka pranuar ankesën, pavarësisht se kompania ka ngritur problemin se një pagesë e tillë brenda 2 ditësh kërkon kohë për miratime dhe sipas kompanisë, ajo ka qenë në dijeni për ta bërë këtë pagesë pas fazës së kualifikimit dhe jo në fazën parakualifikuese.

Në fazën e dytë të tenderit kanë kaluar kompania hollandeze “Van Oord Dredging and Marine Contractors B.V.” dhe një kompani tjetër, e cila ashtu si kompania franceze është skualifikuar me pretekstin se nuk kishte bërë ekuivalentimin e licencave, ndërkohë që holandezët pretendojnë se kjo do të realizohej para nënshkrimit të kontratës në rast të fitimit të tenderit.

Kompania holandeze nuk është mjaftuar me kaq, por ka dërguar letër në Kryeministri, te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, te Autoriteti Portual i Durrësit, si dhe kanë vënë në dijeni ambasadorin hollandez në Shqipëri për çështjen e tenderit. Skualifikimi i konkurrencës dhe lënia deri në fund të garës të vetëm një kompanie “Archirodon Construction (Overseas) Company Limited”, duke e berë automatikisht fituese, ka ngritur pikëpyetje për pronësinë dhe transparencën që kërkojnë projekte të infrastrukturave kritike.

truktura korporative e kompanisë së përfshirë në projekt shtrihet në Qipro, ku në të kaluarën kanë figuruar edhe individë me role drejtuese ose administrative që kanë pasur lidhje me kompani dhe entitete ruse të sanksionuara nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndonëse nuk përbëjnë provë shkeljeje ligjore, e vendosin projektin në qendër të nevojës për transparencë të shtuar dhe verifikim të thelluar.

Sipas të dhënave publike, kompania qipriote “CYMANCO SERVICES LIMITED” paraqitet në dokumentet zyrtare të Regjistrit të Kompanive qipriote si sekretare e kompanisë që ka fituar tenderin për ndërtimin e portit të ri në Durrës. Ky rol sipas ligjit qipriot është formal dhe ligjor, nuk nënkupton pronësi apo kontroll ekonomik mbi kompaninë, por përfshin akses të plotë në strukturën ligjore dhe funksionimin administrativ të saj.

Të dhënat publike tregojnë se Cymanco Services Limited ka vepruar si sekretare korporative për kompani ku Albert Avdolyan rezulton i regjistruar si drejtor ose figurë e lidhur. Avdolyan është oligark rus i përfshirë në listën e sanksioneve të Bashkimit Europian në shkurt 2025.

Në disa raportime investigative ndërkombëtare që dokumentojnë skema të dyshuara korrupsioni dhe devijimi fondesh, ku përfshihen oligarkë ukrainas me lidhje të forta ruse del “CYMANCO SERVICES LIMITED”.

Sipas këtyre burimeve, CYMANCO shfaqet në zinxhirë administrativë dhe ligjor të përdorur në struktura offshore, të lidhura me figura si Dmytro Firtash, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për aktivitete të lidhura me Rusinë, përfshirë marrëdhënie me krimin e organizuar dhe mbështetje të ndikimit rus në Ukrainë, si edhe Mykola Martynenko, ish-deputet ukrainas i hetuar në Zvicër dhe Ukrainë për përvetësim fondesh, ryshfet dhe pastrim parash.

Raportimet e publikuara nga “crime.hab.media” tregojnë se këto skema dyshohet se kanë devijuar fonde nga ndërmarrje shtetërore strategjike ukrainase, përfshirë “United Mining and Chemical Company” (UMCC) dhe “Odesa Port Plant”, duke shkaktuar humbje që tejkalojnë shumën rreth 13 milionë dollarë.

Fondet janë kanalizuar përmes një rrjeti kompanish guackë në Qipro, Austri dhe Zvicër, duke përfituar interesat industriale të lidhura me biznesin e titanit të Firtashit në periudhën para vitit 2014. Sipas të dhënave të publikuara në databaza ndërkombëtare “CYMANCO SERVICES LIMITED” ka qenë me rol sekretarie edhe te “LUKOIL SECURITIES LIMITED”, e cila është në pronësi të grupit Lukoil.

Ky i fundit është një nga korporatat më të mëdha ruse të naftës, e cila ka qenë subjekt i vëmendjes ndërkombëtare për shkak të lidhjeve të saj me shtetin rus dhe përfshirjes në regjime sanksionesh pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Edhe pse jo çdo entitet i lidhur me markën Lukoil është automatikisht i sanksionuar, lidhjet korporative dhe strukturore me këtë grup konsiderohen të ndjeshme nga këndvështrimi i sigurisë dhe transparencës. Së fundmi, në shkurt të vitit 2025 do të sanksionohej biznesmeni Michel Litvak sepse Perëndimi e konsideron atë pjesë të rrethit të biznesmenëve që mbështesin ekonomikisht sektorë strategjikë të Federatës Ruse, në një kontekst të lidhur drejtpërdrejt me luftën në Ukrainë.

Të dhënat publike tregojnë se edhe tek ky rast, “CYMANCO SERVICES LIMITED” ka vepruar si sekretare korporative në një kompani, ku Litvak ka qenë i regjistruar si drejtor, çka e vendos këtë ofrues shërbimesh në fokus të verifikimeve mbi përputhshmërinë me regjimin e sanksioneve.

Edhe pse kjo kompani ka ndërprerë marrëdhëniet me entitete të sanksionuara, fakti që e njëjta kompani vazhdon të përdoret si sekretare nga “Archirodon Construction (Overseas) Company Limited”, një kompani e përfshirë në procedura për projekte infrastrukturore strategjike si porti i ri i Durrësit, ngre pyetje legjitime mbi masat e verifikimit dhe menaxhimin e rrezikut ligjor.

gijotina.com/

 

The post Slandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët… appeared first on 27.

Të Lidhura

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

nga 27
12:15 | 15/03/2026
0

Trajneri i kombëtares tonë, braziliani Sylvinho ka marrë lajme positive në prag të përballjes deçizive të 26 marsit ndaj Polonisë....

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

nga 27
11:53 | 15/03/2026
0

Mesfushori i Real Madridit, Arda Gyler realizoi një supergol thuajse të pamundur nga 70 metra kundër Elçes. Një gol i...

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

nga 27
11:45 | 15/03/2026
0

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, po kalon një nga periudhat më të rëndësishme të karrierës së tij te Leçe...

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

nga 27
11:33 | 15/03/2026
0

Vetëm pak ditë më parë, avokati i Ajola Xoxës konfirmoi atë që prej kohësh përflitej, Ajola Xoxa është shtatzënë. Bashkëshortja...

Para
Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –

12:15 | 15/03/2026
Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

11:53 | 15/03/2026
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –

11:45 | 15/03/2026
Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –

11:33 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Slandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –
  • Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –
  • “Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij –
  • Ajola Xoxa me barkun e rrumbullakosur, bashkëshortja e Veliajt “fsheh” barkun në publik –
  • Slandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…
  • Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen –
  • Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com