Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut –

16:21 | 27/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Botërori pa trajnerë brazilianë –

30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

Banda e Çopjave i ka shtrirë tentakulat gjithandej në zyrat e shtetit. Megjithëse janë goditur nga SPAK, njerëzit e tyre vazhdojnë të marrin tendera, të pastrojnë paratë e drogës dhe të ngrenë resorte me paratë e krimit.

Ndërsa hetimet zvarriten, dy vjet pas arrestimit të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut, për pastrim të parave dhe lidhje me bandën e Çopjave, kompanitë e tyre vazhdojnë të marrin tendera.

Nga një veprim rutinë i Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) më 2 mars 2026, mësojmë se kompania “IBS” e Darin Gëzdarit është përjashtuar për një vit nga pjesëmarrja në tendera.

Vendimi është marrë pas denoncimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ku Gëzdari kishte paraqitur të dhëna të rreme. Bëhej fjalë për tenderin me objekt: “Upgrade i pajisjeve të inxhinierimit për sistemin telefonik HQ”.

Ky është dokumenti i APP-së, ku tregohet se, në përfundim të procedimit, është vendosur përjashtimi për 12 muaj i “Information Business System-IBS” shpk.

Ironia është se përjashtimi bëhet për një mashtrim me të dhënat e tenderit. Ndërkohë që pronari i saj është nën hetim për pastrim të parave të krimit. Veprimi do të duhej të ishte urdhëruar nga Prokuroria qysh kur u krye arrestimi.

Kjo firmë është krijuar në vitin 1997 dhe kontrollohej MARO shpk, në pronësi të shtetasi francez Xhylien Roshe.

Pati shumë transaksione, ndërrim të emrave të pronarëve, që vazhduan deri në vitin 2024. Në këtë kohë kompania kakoi 100 për qind në pronësi të Darin Gezdarit.

Kompania ka marrë gjatë dy viteve të fundit 15 kontrata publike, kryesisht nga bashkitë. Hetimi për pastrim parash nuk e pengonte aspak Gëzdarin të firmoste kontrata publike.

Gëzdari ka krijuar një rrjet kompanish ku pastron paratë. Njëra prej tyre është “Green View Marketing”. Kompania u regjistrua në 3 shtator 2020, në emër të Edmir Simonit nga Lezha. Megjithëse ky punonte roje në plazh, në aktivitetin e kompanisë përshkruhet se kryen “Shërbime të të gjitha formave të Marketingut digital online”.

Megjithatë Simoni nuk kishte lidhje me këtë biznes. Më 2 tetor 2020, kompania kalon nga Edmir Simoni tek shtetasi italian Lorenzo Cerentola. Ky është nga Bassano Del Grappa, Itali, por dyshojmë se nuk di asgjë çfarë bëhej me llogarinë bankare të kompanisë që e zotëronte me “letra”.

Në vitin 2023, kompania i kaloi në pronësi Darin Gëzdarit dhe më 8 gusht, ky vendos ta falimentojë subjektin. Kompania deklaroi 100 milionë lekë humbje dhe u likujdua me firmën e Gëzdarit

Në të vërtetë, kompania kryente transaksione të mëdha parash, megjithëse nuk kishte staf.

Ky fakt i shtyu tatimorët e Lezhës të dyshojnë. Përveç kësaj, kompania ndryshonte shpesh adresën e zyrës. Tatimet morën vendim për kontroll të thelluar. Në përpjekjen e fundit për kontroll, administratori Gëzdari kishte njoftuar Drejtorinë Rajonale Tatimore se ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, duke synuar sërish shtyrjen e inspektimit.

Tatimet bënë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës dhe kështu nisën hetimet mbi “Green View Marketing”.

Kompania kryente miliona euro shitje dhe nuk kishte asnjë pajisje informatike ose makineri. Megjithatë, firma ka arritur të kryejë shitje elektronike në shumën mbi 1 miliard lekë të reja në periudhën 2021-2022.

Sipas të dhënave të siguruara nga hetimi, rezulton se janë rreth 30 shoqëri të huaja, të gjithë të përfshira në aktivitetin e basteve sportive ose të lojëra on-line, që kanë kryer pagesa në favor të shoqërisë shqiptare “Green View Marketing”.

Sipas bilancit të vitit 2021, shoqëria deklaronte se kishte kryer shitje shërbimi për kompanitë e basteve në vlerën mbi 990 milionë lekë të reja.

Në pasqyrën financiare të vitit 2022, sipas vetëdeklarimit të shoqërisë, rezulton se ajo ka shitur shërbime në shumën e rreth 50 milionë lekë të reja.

Pjesa më e madhe e këtyre parave transferohet në vendet “off-shore”, ndërsa shuma të tjera në vlera nga dhjetra deri në disa qindra mijëra euro, kalojnë në llogaritë personale të ortakut Darin Gezdari. E njëjta skemë edhe për Arlinda Markun ortaken e Gëzdarit.

Për prokurorinë e Tiranës, kompania “Green View Marketing” dyshohet se ka funksionuar për pastrimin e parave. Shoqëria ka lëshuar fatura fiktive për llogari të kompanive të huaja të basteve, duke mos kryer asnjë shërbim dhe duke mos ushtruar aktivitet ligjor, si edhe më pas ka transferuar paratë në llogari off-shore.

Me 17 gusht 2020, Darin Gëzdari themeloi shoqërinë “TECH GROUND SERVICES” shpk. Subjekti do të kishte si objekt: Import, Eksport dhe Tregtim të gjithë pajisjeve Elektronike, të sistemeve të teknologjisë së informacionit. Kapitali themeltar ishte 100 lekë.

Vetëm një muaj më pas, më 25 shtator 2020, Darin Gezdari ia shet kompaninë italianit Denis Zanone. Për koincidencë, edhe ky është nga Bassano Del Grappa, Itali.

Më 3 janar 2023, Zanone ia kthen kompaninë Denis Gezdarit dhe bëjnë një akt shitje. Firma deklaronte një xhiro vjetore modeste prej 23 milionë lekësh. Çuditërisht më 1 shkurt 2023, kompania u kalua në falimentim dhe u likuidua.

Ndërsa më 26 gusht 2020, Arlinda Marku nga Lezha regjistroi në Tiranë shoqërinë “New Axis Solutions” sh.p.k.

Sapo kaloi një muaj, më 30 shtator 2020, Marku ia shet firmën shtetases italiane Luciana Vascan. Megjithatë administratore e shoqërisë qëndroi Arlinda Marku deri në dhjetor 2022. Kompania deklaronte vetëm humbje, por kryente transaksione me qindra milionë lekë. Në vitin 2022, kjo firmë rezultonte me 16 milionë lekë humbje, sipas bilancit vjetor të deklaruar.

Më 3 janar 2023, Luciana ia shet kompaninë Darin Gëzdarit. Më 1 shkurt 2023, Gëzdari kryen veprimin e zakonshëm: falimentimin e kompanisë!

Pas italianëve, Darin Gëzdari do të përdorte tre persona të një familje nga Mali i Zi, me qëllim krjimin e firmave të reja. Edhe këto duheshin për pastrimin e parave. Më 1 shkurt 2021, shtetasi nga Podgorica e Malit të Zi. Zoran Baroviç “themelon” kompaninë “Hyper Drive Services”. Më 3 janar 2023, kur ia sheti shoqërinë Darin Gëzdarit, kompania ishte me 13 milionë lekë humbje. Ky e falimenton menjëherë, në 1 shkurt 2023.

Ndërsa kompania “New Moon Services”, e regjistruar në të njëtën ditë, u vendos në emër të familjares së Zoranit, shtetases malazeze Dragisa Baroviç. Më 3 janar 2023, pasi mbaroi misioni, firma kaloi në emër të Darin Gezdarit. Dhe më 1 shkurt 2023, kompania kaloi në likuidim.

Ndërsa më 17 shkurt 2021, nga i biri i Dragisës, Savo Baroviç, u regjistrua në Tiranë kompania “Red Ridge Marketing” shpk. Vihet re një fantazi krijuese në vendosjen e emrave të kompanive.

Aktiviteti i saj përfshinte “Konsulencë në fushën e Marketingut, duke perfshire te gjitha format e marketingut digital online”. Më 13 janar 2023, kompania i shitet Darin Gëzdarit dhe ky e likuidon më 1 shkurt 2023. Të gjitha shitblerjet janë bërë me vlerën 100 lekë, pavarësisht se kompanitë kanë bërë transaksione miliarda lekë.

Të kujt janë paratë e këtyre transaksioneve? Pika lidhëse me paratë e drogës të bandës Çopjave është Klajdi Merkaj. Me 27 mars 2018, Klajdi Merkaj regjistroi firmën “Multi Service Group”.

Më 1 shkurt 2020, emërohet administratore Arlinda Marku, njëkohësisht i transferohen 50 përqind të aksioneve.

Pa zgjatur shumë, më 31 korrik 2020, Merkaj i shet Markut edhe gjysmën tjetër të aksioneve.

Klajdi Merkaj u arrestua më 17 tetor 2024, si pjesë e bandës “Çopja” të Elbasanit, në rolin e transferuesit dhe pastruesit të miliona Eurove që siguronin dy vëllezërit Hajdar e Franc Çopja nga trafiku ndërkombëtar i drogës

Prokuroria e kryeqytetit njoftoi në 20 Dhjetor 2024 arrestimin e Gezdarit dhe një bashkëpunëtoreje të tij, Arlinda Marku. Akuzoheshin se kanë kryer veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

I riu Klajdi Merkaj, që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja”, është arrestuar më 16 tetor 2024 në Romë.

Paralelisht me masat e arrestit, më herët Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.

Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave. Në pranga u vendosën vetëm 11 prej tyre. Çopjat e kanë “veshin” gjithandej nëpër zyrat e Policisë, prandaj ndodhi dekonsipirim gjatë aksionit.

Në shtator të vitit 2020, Klajdi Merkaj po planifikonte një udhëtim në Dubai për të siguruar financime të bollshme për zgjerimin e biznesit të tij të ndërtimit në Tiranë.

Asokohe vetëm 31 vjeç, Merkaj po ndërtonte përmes kompanisë së themeluar prej tij një kompleks vilash luksoze në Lundër – zonën e lakmuar e periferisë në kryeqytet.

Ai iu drejtua për ndihmë Franc Çopjes, i njohur ndryshe edhe si Franc Gergely.

Merkaj komunikonte me Çopjen përmes aplikacionit Sky ECC dhe e kishte informuar më parë atë për planet e tij të biznesit.

“Për të dy vendet jemi konsumuar lart për t’u realizu. Kemi marrë ok,” e informoi ai Çopjen, ndërsa i kërkoi një kapital prej 1.5 milionë eurosh në cash.

Komunikimet përmes aplikacionit Sky ECC mes Klajdi Merkajt dhe Franc Çopjes janë pjesë e një vendimi voluminoz të Gjykatës së Posaçme për masë sigurie ndaj organizatës kriminale “Çopja”, e akuzuar për një seri vrasjesh me pagesë, trafikimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës si dhe pastrimin e parave të krimit.

Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe njihet si “parajsë penale”. Franc Çopja ishte rezident në Dubai nga viti 2020 deri në dhjetor 2023, kur u ekstradua në Belgjikë si urdhërues i një vrasjeje për “prishjen e pazareve të drogës”.

Ai dirigjoi nga Dubai një ushtri me njerëz për të pastruar paratë e tij në Shqipëri si dhe negocioi marrëveshje biznesi që e bënin atë një investitor të fshehtë në projektet e ndërtimit në Tiranë.

Gjatë vitit 2020, kohë së cilës i përkasin bisedat e zhvilluara në SKY ECC, Çopja dokumentohet të ketë sjellë në Shqipëri të paktën 7.5 milionë euro të thata, të cilat u investuan në ndërtimin e një pallati pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në blerjen e apartamenteve të shtrenjta në disa prej kullave të Tiranës si dhe dy vilave në kompleksin “Mandarine Drive” pas qendrës tregtare TEG, e ndërtuar nga kompania e Merkajt.

Një sasi më e madhe prej 15.4 milionë eurosh dyshohet që të jetë investuar një vit më vonë në blerjen e lingotave të arit nga Çopja.

“Mandarine Drive” është një kompeks vilash luksoze në periferi të Tiranës, i ndërtuar në një kodër të butë, dikur të gjelbëruar pas qendrës tregtare TEG. Vilat i përkasin arkitekturës moderne, kanë secila pishina personale dhe listohen nga agjencitë imobilare me çmime shitjeje që variojnë nga 1 milion deri në 1.5 milionë euro secila.

Kompleksi “Mandarine Drive” është një investim i kompanisë “Merkaj 3” sh.p.k, e themeluar në vitin 2013 nga Klajdi Merkaj kur ishte vetëm 24-vjeç, me aktivitet tregtinë e gomave për automjetet. Në vitin 2017, Merkaj ia shiti aksionet vëllait të tij

Komunikimet në aplikacionin Sky ECC me Franc Çopjen e identifikojnë Merkajn si një person të angazhuar në transferta parash nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Në disa raste gjatë vitit 2020, ai i dërgon Çopjes kode postare, që rezultojnë të jenë shtëpi në Londër, Luton dhe në periferi të Birmingamit.

Ai kujdeset gjithashtu që të shesë makinat e Çopjes si dhe të fshehë pronësinë e dy vilave të tyre në kompleksin “Mandarine Drive”.

“Shtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si një nga personat e besuar që mban dhe menaxhon vlera monetare të konsiderueshme cash për llogari të shtetasit Franc Gergely,” thuhet në vendimin e gjykatës.

“… sipas porosisë dhe orientimit të shtetasit Franc Gergely (Çopja), ka marrë dhe ka transportuar vlera monetare cash, të cilat më pas janë investuar në ndërtim dhe blerjen e pasurive të patundshme për llogari të shtetasit Franc Gergely,” theksohet në vendim.

Ndërkaq, njerëzit e angazhuar në pastrimin e parave të Çopjas, si Arlinda Marku dhe Darin Gëzdari, vazhdojnë të mbajnë në këmbë skemën, madje marrin paratë publike nëpër tendera.

gijotina.com/

 

Të Lidhura

Botërori pa trajnerë brazilianë –

Botërori pa trajnerë brazilianë –

nga 27
17:48 | 27/03/2026
0

Eliminimi i Kombëtares shqiptare nga play-off-i i Botërorit është përjetuar edhe në Brazil. Sepse për herë të parë në historinë...

30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –

30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –

nga 27
17:34 | 27/03/2026
0

Policia na nisur procedimin penal ndaj një gruaje 30-vjeçare, banuese në Lezhë. Ish-bashkëshorti i saj ka kallëzuar pranë policisë se ajo ka...

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

nga 27
17:26 | 27/03/2026
0

Baza e një organizate kriminale shqipfolëse është goditur nga policia italiane gjatë një aksioni në rajonin e Pratos në Toskana....

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

nga 27
17:22 | 27/03/2026
0

Baza e një organizate kriminale shqipfolëse është goditur nga policia italiane gjatë një aksioni në rajonin e Pratos në Toskana....

Para
U pagua 1 milion euro për ekzekutimin –

U pagua 1 milion euro për ekzekutimin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Botërori pa trajnerë brazilianë –

Botërori pa trajnerë brazilianë –

17:48 | 27/03/2026
30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –

30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –

17:34 | 27/03/2026
Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

17:26 | 27/03/2026
Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –

17:22 | 27/03/2026
U pagua 1 milion euro për ekzekutimin –

U pagua 1 milion euro për ekzekutimin –

16:47 | 27/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Botërori pa trajnerë brazilianë –
  • 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –
  • Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –
  • Zbulohet arsenali i grupit kriminal të drogës, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune –
  • U pagua 1 milion euro për ekzekutimin –
  • Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Botërori pa trajnerë brazilianë –
  • 30-vjeçarja braktis fëmijët e saj të mitur dhe largohet jashtë vendit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com