Papërgjegjshmëria dhe skandalet nuk i ndahen këtij vendi.
Ndërsa të gjithë krenohemi me simbolin tonë kombëtar, shqiponjën dy krenare, të vendosur në flamurin kuq e zi, ku ngritja e tij në Vlorë nga Ismail Qemali shënon edhe datën më të rëndësishme historike për kombin shqiptar, atë të Pavaresisë së vendit, pikërisht në po atë shtëpi simboli ynë kombëtar përdhoset nga njerëz tërësisht të papërgjegjshëm.
Ky flamur, simbol i rëndësishëm i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, është vendosur kokëposhtë në një prej godinave më ikonike të Vlorës.
Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve të qytetit bregdetar, si dhe turistëve të huaj.
“Shtëpia e Flamurit”, ku u ngrit flamuri i pavarësisë dhe që shërbeu si seli e qeverisë së parë të kryesuar nga Ismail Qemali, është një nga reliket më të rëndësishme të historisë shqiptare.
Që nga viti 1962, ndërtesa funksionon si Muze Kombëtar i Pavarësisë dhe ruan dokumente dhe relike historike të rëndësishme.










