Skandali/ Shkolla detyron fëmijët të blejnë uniforma, biznesi përzgjidhet nga drejtori – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali/ Shkolla detyron fëmijët të blejnë uniforma, biznesi përzgjidhet nga drejtori –

21:03 | 12/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

900 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi” në Gjirokastër, kanë shpenzuar mbi 20 milionë lekë tek vendin ku do bënin uniformat.

Vendin e përzgjodhi drejtori i shkollës Vezir Mamo, duke shkelur udhëzimet e Ministrisë së Arsimit që ndalojnë procedura të tilla.

Në redaksinë e “Fiks Fare” erdhi një mesazh, nga një prind ku thuhej se 900 fëmijë të një shkolle 9- vjeçare në Gjirokastër janë detyruar të bëjnë uniformat në një biznes në këtë qytet. Çmimi i tyre është 23 dhe 25 mijë lekë të vjetra, që janë 2 bluza. Prindi tregon se prindërit e këtyre nxënësve nuk ishin dakord, por shkolla vendosi për uniformat. Madje në mesazhin e tij prindi aludon se kjo u bë për përfitime mes kryetarit të bordit të prindërve ,drejtorit dhe biznesit ku u bënë uniformat.

Kështu, bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në dyqanin ku u qepën veshjet. Pronarja thotë se ka shkuar vetë drejtori i shkollë z.Mamo të interesohet për uniformën. Kurse për ndërmjetësin ajo thotë se mund të përfitojë 200 lekë për çdo veshje , por nuk pranon të ketë përfituar drejtori.

Por ndryshe shprehet fillimisht drejtori Mamo kur Fiksi e takon. Ai thotë se vendimi është marr nga bordi dhe se ai nuk ka kryer asnjë takim me biznesin që do bënte uniformat. Më vonë mohon atë çka kishte thënë duke treguar se eka takuar pronaren e biznesit me qëllimin për të ulur çmimin e uniformave.

“Nga 30 mijë lekë që i mbante unë ia ula deri në 23, pra 7 mijë lekë ( të vjetra)”, pohon drejtori. Pyetjes se kush e zgjodhi biznesin ai e përjashton veten duke thënë se e kanë gjetur bordi drejtues i prindërve. Por, në asnjë moment biznesi nuk pranoi se kishte bërë takim me prindërit. Pyetjes tjetër të Fiksit se kush i lajmëroi prindërit e 900 nxënësve se duhej të pajisnin fëmijët me uniformë, pasi atyre thjesht u ka shkuar në shtëpi një copë letër pa vulë e firmë. Drejtori shpjegon se letrën çdo nxënësi ua ka dhënë mësuesi kujdestar. Fiksi kërkoi edhe një ballafaqim me një drejtuese të bordit të prindërve e cila shprehet se për këtë çështje i kanë thirrur edhe në DRAP (Drejtoria e Arsimit Parauniversitar) Fier duke nxjerr se këta të fundit kanë gabuar me procedurat. Fiksi e pyet mbi procedurat që ndoqën dhe anëtarja e bordit shpjegon se nga tre biznese ku ishin interesuar zgjodhën ofertën më të lirë. Pra në një farë mënyrë ky bord ka bërë një tender.

Fiksi i drejtohet ZVA Gjirokastër , ku juristi pohon se nuk janë vënë në dijeni fare për këtë procedurë dhe ata e kanë deleguar në DRAP Fier.

Fiksi ju drejtuam kësaj të fundit me një e-mail, për një përgjigje mbi procedurat e ndjekura nga shkolla 9- vjeçare ” Koto Hoxhi”.

Ky institucion sqaron në përgjigje se shkolla ka shkelur procedurat, dhe nuk është bazuar në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit i cili lejon që në arsimin 9- vjeçar, fëmijët mund të kontribuojnë për institucionin nga 100 deri në 1 mijë lekë, shumë e cila depozitohet në bankë dhe administrohet nga bordi.

Por mënyra sesi ishin mbledhur këto lekë dhe shumë ne shkollën 9 vjeçare në Gjirokastër thyenin çdo hallkë të udhëzimit, ndaj për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Fier mori masëe “paralajmërim për heqje nga puna për drejtorin e shkollës”. /Top Channel/

Read more

Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë –

Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur –

Trump foli për armëpushim, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit –

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar –

Të Lidhura

nga 27
16:06 | 23/03/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=1CdQa5A-PRY “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit dhe i ofertës me vlerë më të ulët”- Pas këtij alarmi...

Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur –

Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur –

nga 27
15:28 | 23/03/2026
0

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në kampionatin e Angolës, ku ndeshja mes 1° de Agosto dhe Petro de Luanda...

Trump foli për armëpushim, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit –

Trump foli për armëpushim, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit –

nga 27
15:04 | 23/03/2026
0

Ushtria izraelite njoftoi se po kryente sulme ndaj objektivave të regjimit iranian në “zemër të Teheranit”, vetëm pak momente pasi...

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar –

nga 27
14:10 | 23/03/2026
0

Gjykata e Posaçme, përmes një vendimi të firmosur më 19 mars, ka lejuar SPAK të kqyrë të gjithë celularët dhe...

Para
U kap në fermë kanabisi, dënohet me 18 muaj burg shqiptari/ Emri –

U kap në fermë kanabisi, dënohet me 18 muaj burg shqiptari/ Emri -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë –

Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë –

16:06 | 23/03/2026
Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur –

Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur –

15:28 | 23/03/2026
Trump foli për armëpushim, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit –

Trump foli për armëpushim, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit –

15:04 | 23/03/2026
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar –

14:10 | 23/03/2026
Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar –

14:08 | 23/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë –
  • Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur –
  • Trump foli për armëpushim, Izraeli sulmon objektivat në ‘zemër’ të Teheranit –
  • Hetimet për Ballukun/ GJKKO i hap dritën jeshile SPAK-ut për të kontrolluar celularët dhe kompjuterat e sekuestruar –

  • Ai iku, zgjodhi të birësohej politikikisht –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë –
  • Ndodh edhe kështu! Ekipi ngatërron stadiumin, rivalët fitojnë ndeshjen pa luajtur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com