Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

20:31 | 24/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Vendim absurd dhe i paburrë –

Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën, zbuloi këtë të martë detaje të reja mbi tenderin e anuluar të Porto Romanos.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj. i cili ndërsa ngriti dyshime të forta rreth këtij tenderi njoftoi nëpërmjet një reagimi publik edhe dërgimin e një kërkese për informacion drejtuar Agjencisë së Prokurimit Publik.

Duke ngritur dyshime mbi statusin real të garës për tenderin e portit të ri në Porto Romano.

Profesor Arben Malaj i cili kërkon shpjegim nga APP, nëse kemi të bëjmë me “tërheqje të operatorit” ekonomik nga gara, apo kjo e fundit është mbyllur me iniciativë të Ministrisë së Financave.

Pasi sipas tij, nëse kompania është tërhequr nga gara, ajo duhet të penalizohet financiarisht, ku shtetit shqiptar i lind e drejta për të sekuestruar fondin e garancisë për sigurimin e ofertës.

“Në çdo fazë të këtij niveli, operatorët dorëzojnë një sigurim oferte (bid bond).

Nëse një operator tërhiqet në mënyrë të një anëshme, pasi është kualifikuar, shteti ka detyrim ligjor të ekzekutojë këtë sigurim si penalitet.

Përdorimi nga qeveria i termit ‘anullim tenderi’ në rrethana kur faktet tregojnë tërheqje të operatorit, mbart rreziqe financiare dhe juridike për buxhetin dhe taksapaguesit shqiptarë.

Për këto arsye kërkoj të informohem zyrtarisht brenda fatave ligjore:

1-Statusi Juridik: nëse mbyllja e garës është një anullim me iniciativë të Ministrisë apo një tërheqje formale e kompanisë. Nqs po, më vini në dispozicion vendimin e APP-së.

2-Penaliteti: Nëse është ekzekutuar sigurimi i oferts (bid bond) në favor të buxhetit të shtetit pas tërheqjes së operatorit??

3-Blacklist- A është përfshirë kompania dështuese në një listë të zezë nga gara për ëktë projekt, dhe ndalimin e pjesëmarrjes në prokurime publike për një periudhë 1 deri në 3 vjeçare?”, shkruan Arben Malaj, ish-Ministër i Financave.

Megjithëse qeveria e ka propaganduar si një projekt strategjik që do të shërbente si një bazë autonome detare për forcën tonë detare dhe për forcat tona aleate që aderojnë në NATO, prapaskenat tregojnë të kundërtën e asaj që Rama rreket të na prezantojë, sikurse kinse tenderi i portit u anulua për shkak të rritjes së çmimit në treg të mallrave që lidhen me ndërtimin.

Kjo, pasi vetëm dy ditë përpara se afati për mbylljen e garës për fazën e parë të projektit të Porto Romanos të skadonte, ata që ngjiten në skenë dhe marrin shfaqjen në dorë janë Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Të cilët me anë të një email të publikuar edhe në media, që kreu i saj Grant Van Cleve i dërgonte kryeministrit Rama dhe ministrit të Energjitikës, Enea Karakaçi, i kërkonte këtyre të fundit anulimin  e tenderit të Porto Romanos.

 

 

Shkaku?!

I padeklaruar, por që garantonte se projekti i ri mund të financohet nga partnerët strategjik të Shqipërisë duke i shërbyer gjithashtu interesit të përbashkët, NATO-s.

“‘Porto Romano-Një vendim që merret një herë në shekull për pozicionin strategjik të Shqipërisë në Evropë. Dominimi strategjik i lidhshmërisë së Shqipërisë”.

Kërkojmë me respekt që tenderi për Porto Romanon i planifikuar për 9 mars të shtyhet dhe të rishikohet bazuar në kërkesat më të fundit të NATO-s dhe të Korridorit 8”, mësohet të ketë thënë kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve i cili në emailin drejtuar qeverisë shton se “janë për një Porto Romano më të madh brenda këtij viti, të bashkëfinancuar nga partnerë nga Shtetet e Bashkuara dhe Italia dhe të zbatuar nga furnitorë strategjikë kryesorë nga SHBA, Italia, Holanda dhe Turqia.

“SHBA mund të sigurojë firmat më të mira amerikane të inxhinierisë për të asistuar në rishikimin e projektimit të Porto Romanos, hekurudhave, autostradave dhe të gjithë infrastrukturës dual-use të Korridorit 8, për t’u ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, në koordinim të plotë me NATO-n dhe për të siguruar gjithashtu financim shtesë nga NATO”, shkruan në email kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve.

Por ky email mesaduket solli tërbimin e kryeministrit Rama i cili nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, jo vetëm njoftoi se do të mbronte imunitetin e Belinda Ballukut, por ashtu siç e do zakoni i vjetër i partisë së tij, foli për forca të errëta që po kërkonin të pengonin projektin e Porto Romanos, që po sipas tij po lëviznin çdo gur për të penguar projektin.

Një britmë dëshpëruese që duket se në vetvete shprehu edhe atë çka ky port përfaqëson për Ramën dhe klientët e tij.

Të cilët panë se si një xhevahir të tillë, ua morën nga nga duart.

“Nuk ka pasur jo presion, por asnjë shqetësim të shprehur as nga Shtetet e Bashkuara as nga Bashkimi Evropian, as nga askush”, deklaroi Rama.

Por të gjithë këto zhvillime që ngjanë të ndodhnin në një hark të shkurtër kohor, me përmbysje gati tragjike fatesh dhe interesash, erdhën në një kohë kur vetëm një javë më herët se të mbyllej gara për dorëzimin e ofertave, agjentët e BKH-së në SPAK kishin zbarkuar në Porto Romano dhe nga aty kishin sekuestruar të gjithë praktikën e dokumenteve të tenderit për Portin e ri.

Zhvillim që mund të jetë edhe shkaku kryesor pse tenderi mori një rrugë tjetër nga ajo e preferuar nga Rama, edhe pse deri më tani nuk ka një informacion të saktë nëse SPAK ka nisur apo jo një hetim kryesisht.

Apo qoftë edhe të ketë regjistruar një hetim në bazë të kallëzimit penal të bërë nga Partia Demokratike.

Situata që tregojnë se e gjithë sa u përshkrua më lart tregon qartë se arsyet e vërteta të anulimit të tenderit për fazën e parë të ndërtimit të Portit të Durrësit nuk lidhen me tërheqjen e kompanisë, por pikërisht ‘ato forca të errëta’ që duket se i kanë prishur gjumin kryeministrit Rama.

‘Forca të errëta’ që duket se nuk i duan të mirën Shqipërisë, duke kërkuar që Portin e ri në Porto Romano të jetë strategjik.

Të Lidhura

Vendim absurd dhe i paburrë –

Vendim absurd dhe i paburrë –

nga 27
21:31 | 24/03/2026
0

Dritan Burgija, i cili u përjashtua bashkë me Arlind Boshkun nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit Bashkiak Durrës pasi...

Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

nga 27
21:09 | 24/03/2026
0

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Roskovec të Fierit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka...

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

nga 27
20:45 | 24/03/2026
0

Arlind Boshku është një nga dy mbështetësit e Ervin Salianjit që u përjashtuan nga grupi i anëtarëve demokratë të Këshillit...

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

nga 27
20:33 | 24/03/2026
0

Humbësat përjashtojnë fituesit. Kështu shprehet Ervin Salianji për përjashtimin e Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut, nga grupi i anëtarëve demokratë...

Para
Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s'duan garë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vendim absurd dhe i paburrë –

Vendim absurd dhe i paburrë –

21:31 | 24/03/2026
Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

21:09 | 24/03/2026
Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –

20:45 | 24/03/2026
Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –

20:33 | 24/03/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

20:31 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vendim absurd dhe i paburrë –
  • Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –
  • Kontributet e mia nuk i heq dot Mul Lepurushi –
  • Flamur Noka përjashtoi 2 këshilltarët e PD në Durrës/ Salianji: Humbësat s’duan garë –
  • Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –
  • Kombëtarja mbyll përgatitjet/ Sylvinho provon penalltitë para sfidës në Varshavë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vendim absurd dhe i paburrë –
  • Babai ishte tip konfliktual, mamaja mbante anën… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com