Ndërtesa e Zyrës Vendore e Arsimit në Tiranë nuk ka një arkivë ndërsa shpeshherë pirgjet me dokumente përfundojnë korridoreve, të hedhura në dysheme.
Drejtuesja e këtij institucioni kaq të rëndësishëm znj. Erjeta Alhysa ka marrë të gjitha masat që punonjësit të kenë komoditet në zyra, por duket se ka lënë pas dore gjënë më të rëndësishme ruajtjen e dokumenteve shkollore.
Sipas Oraneës, brenda këtij institucioni dosjet janë futur në një dhomë që nuk ruhet nga askush dhe janë hedhur në tokë. Ende nuk ka një reagim nga drejtuesja e këtij institucioni për gjendjen e arkivës, e cila duket sikur ka shpërthyer lëndë eksplozivi.