Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një vajzë që është goditur me shuplakë nga efektivja e policisë.
Ndërkohë që vajza e re po e kundërshtonte me fjalë, efektivja e ka goditur. Kujtojmë se këto janë raste të përsëritura që policia shfrytëzon uniformën e shtetit, për të dhunuar qytetarët.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, por nuk dihet arsyeja e ndalimit të vajzave, por me shumë mundësi do të ketë qenë për mos mbajtjen e maskës.