Skandali me “Babalen”, Salianji del sot para Gjykatës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali me “Babalen”, Salianji del sot para Gjykatës

07:44 | 04/07/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Gjykatën e Apelit Tiranë pritet shqyrtohet këtë të hënë një prej çështjeve më të bujshme, që lidhet me skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish -ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë se deputeti Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm deputetin demokrat, i cili jo më larg se dje deklaroi se do të jetë prezent në çdo seancë gjyqësore.

Kujtojmë se pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Read more

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Asokohe Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.

Të Lidhura

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:18 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:16 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Para
Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, dëshmitari tregon masakrën: Ai qëllonte si…

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, dëshmitari tregon masakrën: Ai qëllonte si...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:16 | 06/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com