Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj i ka letrat gati për në burg, çështja mbetet se kur Prokuroria e Posaçme do të marrë kohë për të lexuar raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Së fundmi, kanë dalë konkluzionet e auditimit të kryer nga KLSH në këtë institucion për periudhën e katërvjeçare veprimtarisë nga 01.01.2017 deri në 31.12.2021. Gjendja është tronditëse, në bilancin financiar të agjencisë, si rrjedhojë vjedhjeve dhe neglizhencave mungojnë 727 211 760 lekë.
Vjedhje përmes tenderëve
Jo vetëm që tenderët e AKSHI-it janë manuale të vjedhjeve të shkeljes së ligjit të prokurimeve, por ndjekja e kontratave tregon se, pasi merren paratë, nuk kryhen furnizimet me mallrat dhe shërbimet e prokuruara.
Nga auditimi u konstatua se në datën 25 shtator 2019 në Agjencinë e Prokurimit është publikuar tenderi “Shërbimet e ndërlidhjes së DPGJC me zyrat e saj rajonale” Për Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile me fond limit 196, 975, 408 lekë pa TVSH. Pra, në lojë ishin rreth 2 milionë dollarë.
Ndërkohë në datën 15 tetor 2019 nga ana e njësisë së prokurimit
është hartuar një Memo drejtuar Mirlinda Karçanajt.
Aty kërkohet fillimi i një procedure tjetër për mbulimin e lidhjes së DPGJC me zyrat e saj rajonale, deri në përfundimin e procedurës së hapur, pasi ofrimit të këtij shërbimi i kishte përfunduar afati.
Përllogaritja e fondit limit për 3 muaj shërbim është kryer duke e krahasuar me vlerën e fondit limit të përllogaritur për procedurën e parë për 24 muaj. Pra nëse vlera limit për procedurën që do të zgjasë 24 muaj është 196,975,408 lekë, për 3 muaj është përllogaritur matematikisht fondi limit 24,621,926 lekë.
Po në datën 15.10.2019 është nënshkruar Urdhri i Prokurimit nr. 58, me nr. 6304 prot., datë 15.10.2019, duke zgjedhur llojin “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, me po të njëjtin objekt “Shërbimet e ndërlidhjes së DPGJC me zyrat e saj rajonale”.
Zgjedhja e procedurës është bazuar në nenin 33 të Ligjit “Për prokurimin publik”, ku citohet “kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme”.
Në vlerësimin e grupit të auditimit, ky rast nuk përbën një rast të një nevoje ekstreme, shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme. Kontrata për këtë shërbim, e lidhur në vitin 2017, dhe e përfunduar në vitin 2019, nuk ka si të jetë e paparashikueshme që do të mbarojë në vitin 2019!
“Mbi këtë analizë, vlerësojmë se AKSHI nuk duhet ta kishte zhvilluar këtë procedurë prokurimi me negocim pa shpallje. Madje të dyja procedurat e zhvilluara me këtë objekt, duhet të ishin zhvilluar si një e vetme. Vlera totale e fondit limit të dy procedurave është 221,597,334 lekë, e cila sipas ligjit klasifikohet mbi kufirin e lartë monetar”, raporton audituesi.
Klasifikimi mbi kufirin e lartë monetar i një procedure prokurimi nisur nga përllogaritja e fondit limit, do të detyronte AKSHI-n që për këtë procedurë prokurimi të ndiqeshin hapa të tjera.
Ndarja e kësaj kontrate është në kundërshtim me Ligjin “Për
prokurimin publik”, ku citohet “Nuk lejohet pjesëtimi apo ndarja e vlerës së kontratës publike për shmangien nga dispozitat e parashikuara në këtë ligj”.
Copëzimi i fondit ka sjellë shmangien e ligjit dhe në këtë rast ka ndikuar në eliminimin e konkurrencës së operatorëve ekonomik.
Ndërkohë, specifikimet teknike të procedurës përfshijnë edhe zëra të tjerë, krahas shërbimit të ndërlidhjes, si lëvrim dhe konfigurim të pajisjeve hardware që do të përdoreshin për shërbimin, trajnim të punonjësve, implementim të linjave backup, instalim kamerash në çdo gjendje civile, instalimi i videocall i përbërë nga 4 monitore, workstation, software i menaxhimit të pamjeve etj. Pra, pjesëtimi i vlerës me 24 muaj, me qëllim përcaktimin e vlerës mujore, nuk është i arsyetuar.
“Diferenca ndërmjet vlerës së kontratës së lidhur dhe fondit limit të përllogaritur nga grupi i auditimit prej 5,204,656 lekë (e llogaritur me TVSH) përbën efekt financiar negativ për buxhetin e shtetit”, raporton audituesi.
Regjistri që gjyqtarët nuk e përdorën asnjë ditë
Guximi i Karçanajt për të përvetësuar fondet e shtetit në bashkëpunim me kompanitë private arrin kulmin kur e bën këtë veprim para syve të gjyqtarëve. Fjala është për për procedurën e prokurimit me objekt: “Ngritja e regjistrit elektronik të ekspertëve”.
Sipas akt dorëzimit më datë 13.12.2019, janë dorëzuar sistemi dhe kryerja e trajnimeve, me vlerë 76,904,687 lekë (4 muaj me vonesë, ose 122 ditë), shoqëruar me faturën tatimore nr. 1353, datë 13.12.2019.
Kjo pasohet me urdhër shpenzimi nr. 461, datë 24.04.2020, ku vlera e paguar është 76,904,687 lekë. Nga sa më sipër, rezulton se ndaj operatorit ekonomik nuk është mbajtur penalitet,
Megjithatë ka korrespondencë për të paktën 21 ditët e para të vonesës. Për vonesën prej 21 ditësh referuar raportit përfundimtar AKSHI duhet të penalizonte kompaninë në vlerën 6,459,994 lekë (21 ditë x 0.004 x 76,904,687 lekë).
Krahas sa më sipër, nga auditimi u konstatua se kompania nuk rezulton ta ketë dorëzuar faturën tatimore në datën e dorëzimit të raportit përfundimtar. Madje, edhe pasi grupi i marrjes në dorëzim është shprehur se nuk e merr në dorëzim sistemin pa faturë tatimore, përsëri e ka vonuar atë, duke e sjellë faturën tatimore në datën 13.12.2019. Për këtë vonesë, AKSHI duhet të kishte mbajtur penalitet në vlerën prej 37,529,487 lekë (122 ditë x 0.004 x 76,904,687 lekë), vlerë e cila përbën veprime në kundërshtim me rregulloret e buxhetit të shtetit dhe duhet të ishin kërkuar për tu dëmshpërblyer nga kompania “BN E”.
Audituesi konstaton se vlera e moduleve të cilat nuk janë realizuar është 17,497,938 lekë me TVSH, e cila në këtë fazë mund të konsiderohet dëm ekonomik dhe duhej të paguhej nga “BN E shpk”.
Gjithashtu, nga verifikimi u konstatua se nga ana e gjykatave sistemi nuk përdoret. Ndërkohë që sistemi pas rreth 3 viteve nga marrja në dorëzim mbetet i papërdorur plotësisht nga gjykatat, kontrata në lidhje me mirëmbajtjen e sistemit vazhdon të paguhet e plotë sikurse sistemi të ishte plotësisht i përdorur.
Nga auditimi i realizimit të sistemit “Ngritja e regjistrit elektronik të ekspertëve” me vlerë 136,000,000 lekë me TVSH, u konstatua se: 1. “Moduli i vlerësimit të aplikimit” nuk është si modul më vete, por pjesë e funksionaliteteve të “Moduli i çështjeve gjyqësore”; 2. Sistemi nuk ka modulet “Moduli i përditësimit të të dhënave dhe korrigjimit të gabimeve” dhe “Moduli i çaktivizimit/pezullimit/heqjes së ekspertit nga regjistri”; 3. Në sistem nuk janë implementuar fushat “gjinia” dhe “vendlindja”, çka bën që të mos gjenerohet raport mbi këto. 4. Raportet gjenerohen vetëm në formatin PDF.
Marrja në dorëzim e sistemit duke mos qenë në përputhje me kontratën është e paligjshme. “Sa më sipër, operatori ekonomik nuk e ka realizuar kontratën sipas parashikimeve, duke mos i përfunduar të gjitha modulet dhe kërkesat. Vlera e moduleve të cilat nuk janë realizuar është 17,497,938 lekë me TVSH dhe përbën dëm ekonomik për buxhetin e shtetit”, raporton audituesi.
“Dixhitalizmi” i ujësjellësve, ku shkuan paratë?
Nëse kontrollohen të gjitha punët e Karçanajt do të gjenden vetëm kontrata të parealizuara dhe fonde të shpërdoruara. Konkretisht, procedura e prokurimit “Sistemi i dixhitalizimit të monitorimit dhe raportimit të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve” për Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve” është gati për t’u vendosur si fashikull brenda një dosje penale që duhet ngritur nga SPAK-u.
Në datën 20.04.2022, grupi i auditimit verifikoi realizimin e sistemit, në prani të përfaqësuesve të AKSHI-t. U konstatuan mangësitë: Mungon “Moduli Gis për shfaqjen në hartë të aseteve”. 2. Për sa i përket “Modulit të inventarizimit fizik të aseteve të ujësjellës kanalizimeve”, mungon opsioni për “Dokumentimin me fotografi të të gjitha pasurive të dukshme”, si dhe aplikimi i “vendndodhjes fizike të secilit objekt në hartë”;
- Sistemi nuk kishte mundësinë e gjenerimit të raporteve:
- Raporte për totalin e investimeve të ndërmarra për çdo shoqëri të ujësjellës kanalizimeve;
- Raporte për totalin e të ardhurave nga çdo shoqëri e ujësjellës kanalizimeve;
- Raporte për detyrimet e çdo shoqërie të ujësjellës kanalizimeve;
- Sistemi nuk komunikonte me sistemet e QKB dhe ASIG.
Sipas parashikimeve kontraktore, AKSHI duhet të mbante vlerën e garancisë për sigurimin e kontratës 11,735,160 lekë nga kompania “H shpk”, e cila në rastin e mësipërm nuk i është mbajtur.
Gjithashtu u konstatua se për gjithë periudhën kur sistemi ka funksionuar (afërsisht 2 vite), ka pasur një përdorim mjaft të ulët në drejtim të popullimit të tij me të dhëna, çka ka cenuar
realizimin e qëllimit për të cilin u ndërtua.
Për këtë periudhë, ka patur rreth 1800 logime, ndër të cilat shumica e tyre janë të Administratorit të sistemit.
AKSHI si han pa porta
Kryeministri Rama mori Mirlindën një pedagoge të Ekonomikut të denoncuar për plagjiaturë dhe e vendosi në krye të institucionit më të rëndësishëm të Shqipërisë. Cila është pasoja? “Gjendja dhe ndryshimet e aktiveve afatgjata (kosto
historike)” nuk përputhet me vlerën e konstatuar nga Komisioni i Inventarizimit, e cila rezulton në vlerën prej 4,584,430,819, me një diferencë në shumën bruto prej 72,721,176 lekë më pak se vlera e paraqitur në pasqyrën financiare”, konstaton KLSH. Ja pse nuk duhej bërë ky emërim: vjedhjet dalin zbuluar!
“Gjendja dhe ndryshimet e aktiveve afatgjata (kosto historike)’’ nga sektori i financës pakësimi është pasqyruar në vlerën 552,881,443 lekë me një vlerë më shumë prej 137,725,298 lekë, vlerë për të cilën nuk ka asnjë koment dhe dokumentacion shoqërues. Diferencat e konstatuara, nga krahasimi i vlerës së aktiveve në pasqyrat financiare dhe atyre të rezultuara nga
inventarizimi për llogarinë “Instalime Teknike makineri, pajisje” është në vlerën prej 72,721,176 lekë”, zbulon KLSH.
“Për vitin 2019, komisioni i vlerësimit ka nxjerrë jashtë përdorimi aktivet e llogarisë “Instalime teknike, makineri, pajisje, vegla pune” në vlerë të mbetur 9,936,898 lekë. (amortizim të akumuluar 118,773,171 lekë.) dhe aktivet e llogarisë “Inventar ekonomik” në vlerë të mbetur 1,858,269 lekë (amortizim të akumuluar 9,866,856 lekë)”. Sipas audituesve,
komisioni i vlerësimit nuk ka mbajtur procesverbale për mjetet e vlerësuara si të dëmtuara dhe jashtë përdorimi. Kujtojmë se vetëm një javë më parë, Mirlinda Karçanaj harxhoi 6.2 miliardë lekë për printerë dhe fotokopje dhe paratë i ndau pa garë.
Dhe si përfundojnë paratë na e tregon auditimi: “Për të gjitha praktikat e pagesave ku është përfituar një mall apo shërbim nga një procedurë prokurimi, mungon urdhri i titullarit për ngritjen e komisionit të marrjes në dorëzim”.
Me gjithë punën e mirë që kanë bërë inspektorët e KLSH, duket qartë ndërhyrja nga lartë, për të shmangur kallëzimet penale. Madje edhe masat administrative i lihen në dorë Karçanajt! Në këto kushte, prokuroria duhet t’i marrë vetë këto raporte auditimi dhe të mos presë kallëzimin penal të KLSH, që nuk do të mbërrijë kurrë, sepse institucioni i është rrëmbyer opozitës dhe drejtohet e kontrollohet nga njerëzit e kryeministrit.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016