Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

12:08 | 14/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë –

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

Saranda për vite me radhë ka qenë një nga qytetet ku fenomeni i ndërtimeve pa leje ka marrë përmasa shqetësuese, ndërsa një pjesë e madhe e përgjegjësisë bie mbi institucionet që kanë detyrimin ligjor për të kontrolluar territorin. Në qendër të kësaj historie qëndron ish-drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Sarandë, Nasip Hoxha.

Për një periudhë të gjatë kohe, Hoxha drejtoi këtë institucion kyç për zbatimin e ligjit në territor, një institucion që duhet të ndalojë ndërtimet e paligjshme dhe të godasë çdo shkelje të ligjit urbanistik. Por gjatë drejtimit të tij, në qytet u shtuan ndjeshëm rastet e ndërtimeve pa leje, ndërsa burime nga administrata lokale dhe persona të përfshirë në proceset e kontrollit të territorit kanë ngritur dyshime të forta për mënyrën se si funksiononte struktura e IMT-së, pasi në shumë raste ishin të përfshirë në korrupsion.

Sipas të dhënave dhe informacioneve të mbledhura gjatë investigimit të këtij rasti, në disa zona të qytetit janë toleruar ndërtime pa leje, ndërsa në raste të tjera procedurat ligjore ndaj shkelësve janë zvarritur ose janë ndalur në mënyrë të pashpjegueshme, dhe në çdo rast nasip hoxha është përfshirë në afra korruptive.

Dyshimet për mënyrën e funksionimit të kësaj drejtorie u konfirmuan edhe nga kontrolli i ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Pas auditimit të aktivitetit të institucionit, KLSH konstatoi një sërë shkeljesh dhe problematikash serioze në funksionimin e IMT Sarandë, dhe po në shumë raste konstatoi krrupsion në krye të këtij institucioni.

Në raportin e tij, institucioni më i lartë auditues në vend rekomandoi masa të menjëhershme administrative, përfshirë edhe largimin nga detyra të drejtuesve të institucionit dhe të gjith stafit dhe inspektorëve që ushtronin funksione kontrolli në terren.

Pas këtij raporti, Bashkia Sarandë vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të IMT, Nasip Hoxha, së bashku me një numër inspektorësh të kësaj drejtorie. Në administratën lokale ata konsideroheshin si njerëzit më të afërt të tij në strukturën e institucionit.

Në atë moment, largimi nga detyra u interpretua si një masë e domosdoshme për të ndërprerë një praktikë problematike në funksionimin e institucionit dhe për të rikthyer besimin në mekanizmat e kontrollit të territorit.

Por historia nuk përfundoi me kaq.

Vetëm pak muaj pas shkarkimit nga drejtimi i IMT-së, Nasip Hoxha është rikthyer sërish në një post drejtues në administratën locale dhe është emëruar po nga kryetari I bashkisë sarandë Oltion Caci. Këtë herë jo në institucionin e kontrollit të territorit, por në një drejtori pranë ujësjellësit të Sarandës.

Ky rikthim i shpejtë në një tjetër post publik ka hapur një debat të fortë në qytet dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si riciklohen drejtuesit në administratën publike locale dhe se si patronazhistët e korruptuar shpërblehen nga partia.

Si është e mundur që një drejtues i shkarkuar pas një raporti kritik nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të rikthehet brenda pak muajsh në një tjetër institucion publik?Kjo është pyetja që sot shtrojnë shumë qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Sarandë.

Për kritikët, ky rast është një shembull tipik i një fenomeni të njohur në administratën shqiptare, riciklimi i zyrtarëve të shkarkuar nga një institucion në një tjetër strukturë publike, pa një analizë reale të përgjegjësisë për problematikat e konstatuara gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas të dhënave të mbledhura gjatë këtij investigimi, ndaj ish-drejtorit të IMT Sarandë, Nasip Hoxha, janë depozituar ndër vite edhe disa kallëzime dhe materiale hetimore pranë Prokurorisë së Sarandës, që lidhen me veprimtarinë e tij gjatë kohës kur drejtonte këtë institucion. Megjithatë, pavarësisht këtyre kallëzimeve, deri më sot nuk ka pasur zhvillime konkrete hetimore apo transparencë mbi fatin e këtyre çështjeve, çka ka ngritur dyshime dhe pikëpyetje serioze në opinionin publik mbi mënyrën se si janë trajtuar këto raste nga organi i akuzës në qytet.

Të Lidhura

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë –

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë –

nga 27
13:28 | 14/03/2026
0

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është anuluar edhe ndeshja miqësore mes Japonisë U-21 dhe Shqipërisë U-21,...

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –

nga 27
13:00 | 14/03/2026
0

Tensionet kanë arritur sërish pikën kulmore në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë, ku protesta e banorëve kundër ndërtimit të një...

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

nga 27
12:36 | 14/03/2026
0

Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por...

Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

nga 27
12:12 | 14/03/2026
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrëshen-Kukës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Bëhet me dije...

Para
Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë –

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë –

13:28 | 14/03/2026
Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –

Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –

13:00 | 14/03/2026
Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –

12:36 | 14/03/2026
Aksident rrugor në aksin Shishtavec-Kukës, plagoset një këmbësore –

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –

12:12 | 14/03/2026
Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –

12:08 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë –
  • Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –
  • Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë –
  • Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur –
  • Skandal në Sarandë / Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion –
  • Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë –
  • Beteja për pronën, Banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com