Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të martë mjekun Julian Habibaj, 53 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Habibaj ushtronte detyrën e tij në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u bë pas kallëzimit të kryeinfermieres së këtij institucioni, e cila ka deklaruar se konflikti ka nisur pasi i ka kërkuar mjekut të merrte dhe të plotësonte protokollin për trajtimin e një pacienteje. Në këtë moment, mjeku dyshohet se ka kundërshtuar kërkesën, e ka ofenduar verbalisht dhe më pas e ka kapur për fyti me duar, duke i shkaktuar shenja të dukshme dhune.
Burime nga spitali bëjnë me dije se ndaj mjekut ishin regjistruar më parë 11 shkelje disiplinore për sjellje dhe veprime të ndryshme brenda stafit mjekësor, ndërsa kjo është hera e parë që rasti është denoncuar pranë policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila pritet të vijojë me veprimet e mëtejshme hetimore.
The post Skandal në maternitet/ Detaje nga sherri, ja pse u rrahën mjekët me njeri-tjetrin appeared first on 27.








