Skandal/ Morgu i Elbasanit kthehet në biznes, punonjësit bëjnë pazare me të vdekurit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandal/ Morgu i Elbasanit kthehet në biznes, punonjësit bëjnë pazare me të vdekurit

20:45 | 30/05/2022
në Shqiperi
0

Morgu i Spitalit të Elbasanit, duket se është kthyer në qendër biznesi. Punonjësit e këtij morgu, kanë nisur të bëjnë pazare me familjarë apo të afërmit e viktimave që vdesin në spital apo në aksidente, por dhe për ata njerëz që vdesin në mënyrë natyrale në shtëpitë e tyre.

Për çdo gjë këta punonjës të vijnë në ndihmë kuptohet kundrejt pagesave. Një natë në këtë morg kushton më shumë se një natë në hotelet më luksoze, plot 30 mijë lekë.

Nëse nuk ia ke haberin se çfarë do të bësh me personin që ka humbur jetën, mos u shqetëso! Punonjësit e këtij morgu i dinë mirë rreshtat, që nga larja e të ndjerit deri tek ndresat e kostumi. Madje sipas tyre janë edhe shumë më ekonomikë sesa agjencitë funerale, pasi me një shpenzim rreth 100 mijë lekë mund të mbyllësh gjithë procesin, kuptohet që arkivoli është më i thjeshti i mundshëm.

Pak ditë më parë një qytetar nga Elbasani telefonoi në redaksinë e emisionit Fiks Fare i cili u ankua se për tërheqjen nga morgu i këtij spitali të një të afërmi të tij i cili kishte ndërruar jetë i kishin kërkuar  500 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që nuk duhet të ndodhi kështu. Kaq ka mjaftuar që gazetarët e këtij emisioni të nisin edhe investigimin. Fillimisht gazetarët kërkuan të takonin punonjësit e këtij morgu, të cilët ishin në një nga dhomat e godinës së mjeksisë Ligjore në Elbasan. Të ndodhur para kësaj situate gazetarët biseduan me një nga mjekët e IML  duke i kërkuar atij që të kryente autopsinë mjeksore të një të afërmi të tyre me pretendimt se familjarët e të ndjerit ndodheshin jashtë vendit e vononin për të ardhur në ceremonin mortore.  Mjeku u ka sugjeruar gazetarëve që të mos bënin autopsinë, por të ndjerin ta linin në frigoriferin e morgut të spitalit.  Gazetarët e kanë pytetur nëse kjo ka kosto për ta, mjeku i ka drejtuar të flasin me një nga punonjësit e morgut. Morgu është në po të njëjtën godinë me Mjeksinë Ligjore, por në katë të parë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Me të mbërritur punonjësi i morgut  u ka kërkuar gazetarëve se sa ditë donim të linim në frigoriferin e morgut të ndjerin. Ku sipas punonjësit për një natë që ai do mbante të ndjerin në morg, qytetari duhej të paguante 300  mijë lekë të vjetra.  Por punonjësi i morgut ka shkuar edhe më tej duke treguar se mund të kryente të gjitha procedurat që mund të kryente një agjenci funerali. Që nga larja e të ndjerit tek kostumi e rrobat e brendshme, të cilat do i kushtonin të afërmve 200 mijë lekë të vjetra. Madje ai u tregon se me një çmim të mirë mund të sigurojë edhe arkivolin dhe e gjithë paketa në total do kushtonte 900 mijë lekë të vjetra.

Pasi kanë mësuar ofertën e punonjësit të morgut, gazetarët i kanë kërkuar atij 15 minuta kohë sa të flisnin me të afërmit e viktimës e më pas do t’i telefonin. Pas 20 minutash punonjësi i Morgut i ka telefonuar gazetarët, duke u kërkuar atyre  nëse janë dakord që të shkonte me makinën e spitalit të merrte të ndjerin në fshat dhe për ta dërguar në Morg.  Dhe të gjitha këto ndodhnin brenda një institucioni shtetëror, ku shërbimi  i Morgut civil është ambienti ku trajtohen kufomat përpara se të kryhet ceremonia e varrimit pa pagesë.

Pazaret e punonjësit të morgut.

Punonjësi i morgut – Mirë, qysh je?

Mjeku – Zotrisë i ka vdekur vjehrri, the?

Fiksi – Po. Kam problem që ata vonohen nesër e kam problemin me e lënë deri nesër. Ta sjell këtu

Punonjësi i morgut – Sa ditë?

Fiksi – Sot, nesër besoj e marr.

Punonjësi i morgut – – Me cilën agjenci e ke?

Fiksi – Sa ka vdekur para një ore, s’e kemi gjetur.

Mjeku – Ka të afërm?

Fiksi – Po ka, ata më thanë bisedo për këtu për ta lënë e bërë autopsinë, prandaj erdha më shumë. Se s’i di rregullat.

Punonjësi i morgut – Ideja është e mbajmë këtu sille, ideja është keni agjenci funerale? Me një fjalë ta lajmë, ta rregullojmë, ta veshim… ta fusim në arkivol.

Fiksi – Sa më shkon e gjitha?

Punonjësi i morgut – E gjitha çfarë?

Fiksi – Edhe agjencia funerale po qe puna më thuaj.

Punonjësi i morgut – Edhe një herë

Fiksi – Që të kemi mundësi t’u them kaq bën.

Punonjësi i morgut – Shiko, kopsite me njerëzit ça ka

Fiksi – Ata më thanë mua se s’kisha ardhur hiç,  se nuk e dija nga bien në botë.

Punonjësi i morgut – Atëhere, ku e ke, ose të vimë ta marrim ta lajmë, ta rregullojmë, ta veshim

Fiksi – Sa më shkojnë të gjitha?

Punonjësi i morgut –Me gjithë arkivol me gjithë funeral me të gjitha këto?

Fiksi – Po.

Punonjësi i morgut –Kostumi?

Fiksi – Kotumi patjetër se jemi njerëz.

Punonjësi i morgut – Janë këpucët, çorapet,brekë, këmish, kanatjere me një fjalë të gjitha rrobat e reja.

Fiksi – I merr përsipër?

Punonjësi i morgut – I marr përsipër unë.

Fiksi – Bukur, sa më shkojnë?

Punonjësi i morgut – Këto shkojnë 200 mijë lekë ( të vjetra). Me një fjalë vetëm veshja.

Fiksi – Po ta mbani këtu 24 orë, një ditë i takon.

Punonjësi i morgut – Një ditë me gjithë larje e veshje këtu tek unë 300 mijë lekë ( të vjetra).

Fiksi – 300 (mijë lekë të vjetra)

Punonjësi i morgut – 300 (mijë lekë të vjetra)

Fiksi – 500 mijë lekë (të vjetra)   rrobet , agjencia funerale…

Punonjësi i morgut –Agjencia furnerale, të marrim një arkivol të thjeshtë me një fjalë 400 mijë lekësh. Më të lirin.

Fiksi – Komplet si pagesë 900 ( mijë lekë të vjetra). Për një çerek ore të kthej përgjigje

Punonjësi i morgut – Shkruaj numrin tim  të telefonit

Fiksi – Po patjetë.

Punonjësi i morgut – Më ço mesazh.

Fiksi – O…

Punonjësi i morgut –  069 .. … ..

Fiksi – Për një qerek ore të kthej përgjigje.

Top Channel

Etiketa: Morgu i Elbasanit

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
“Jemi me fat që u përjashtua Rusia”, Cikalleshi: Ja ku ndryshojnë Islanda dhe Izraeli

“Jemi me fat që u përjashtua Rusia”, Cikalleshi: Ja ku ndryshojnë Islanda dhe Izraeli

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com