Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, teksa flitej për rastin makabër të vrasjes së Sabrinës nga ish-bashkëshorti, gazetarja Klodiana Lala ngriti alarmin edhe për një rast tjetër ku drejtësia ka dështuar. Ajo tha se bëhet fjalë për një kolege, gazetare, të cilës gjykata i ka hequr dy fëmijët, duke ja lënë kujdestarinë babait të fëmijëve.
Gjykata është korruptuar nga babai fëmijëve i kamur me lekët e krimit. Lala tha se sot ajo grua nuk mundet as t’i shoh dy fëmijët e mitur.