Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë një mbledhje ditën e sotme në ambientet e selisë blu. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00, ndërsa gjatë mesditës në ambientet e selisë ka shkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ditën e djeshme u mblodh grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i cili u shoqërua me debate të shumta mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt, ku ky i fundit e quajti Berishën pushtues, ndërsa ish-kryeministri i kërkoi të jepte dorëheqjen.
Gjithashtu, ditën e sotme ka pasur një përplasje në distancë mes deputetëve Flamur Noka dhe Oriola Pampuri. Në një konferencë nga selia blu, Noka sulmoi Alibeajn duke thënë se nuk do bashkimin e PD, dhe kaq ka mjaftuar që të nxisë reagimin e Pampurit.