Sherr mes vajzash ka pasur ditën e djeshme në Kosovë në arenën e futbollit. Dy gazetaret e njohura të Kanalit 10 dhe Klan Kosova, njëkohësisht edhe zyrtare të Federatës së Futbollit në Kosovë, Alba Morinën dhe Maki Bajramin janë përleshur me njëra-tjetrën.
Siç është bërë me dije dy gazetaret kanë goditur me karrige njëra-tjetrën. Ngjarja ka ndodhur pak para ndeshjes mes Kosovës U17 me Gjermaninë U17 te femrat. Nuk dihet arsyeja e zënës së tyre, por ky lajm po bën xhiron e rrjetit ndërkohë asnjëra prej tyre nuk ka reaguar publikisht për këtë ngjarje.