Situata politike/ Arvizu: Rama duhet ta dëgjojë më shumë popullin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata politike/ Arvizu: Rama duhet ta dëgjojë më shumë popullin

17:00 | 06/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Alexander Arvizu, në një intervistë me Skype nga Uashingtoni me gazetarin, Muhamed Veliu, i pyetur për zhvillimet politike në vend deklaron se aktualisht shumë shqiptarë ndihen të depresionuar dhe të sfilitur.

I pyetur për kërkesën e opozitës për një qeveri tranzitore, Arvizu shprehet se “në këtë rast, mua nuk më duket si një veprim i menduar mirë” thotë ai.

“Mendoj se Qeveria Rama mund të bënte më shumë në aspektin e të dëgjuarit të popullit”, thotë Arvizu, sipas të cilit qeverisja e Ramës ka pasur zhvillime pozitive, por ka pasur edhe zhgënjime, siç është rasti i skandalit me Unazën e Re.

Read more

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Ka përdorur gjuhë fyese –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Pjesë nga intervista:

“Në fakt nuk jam më pjesë e Departamentit të Shtetit, kështu që lajmi i mirë është që mund të flas lirisht dhe këndvështrimi im mbetet vetëm i imi, por lajmi jo i mirë është se nuk jam në brendësi të të gjitha diskutimeve që po ndodhin. Kam shumë besim tek Ambasada Amerikane se do të vazhdojë të raportojë mbi zhvillimet në mënyrë të saktë si dhe ta përcjellë këtë ndjesi nga Uashingtoni.

Por duhet të them se u shpreha që njerëzit po ndihen të sfilitur dhe disi të depresionuar, dhe mendoj që mbase kjo është e vërtetë dhe për komunitetin ndërkombëtar, dhe kur flasim për Uashingtonin, Brukseli apo miqtë tuaj në vende të tjera të Europës. Të gjithë duan më të mirën por duket sikur i ngjan një déjà vu-je që përsëritet. Dhe mendoj që një problem specifik me strategjinë aktuale të opozitës, që mesa duket quhet djegie e mandateve, duket një sjellje tejet shqiptare. Kurrë nuk e kam dëgjuar këtë më parë. Por ajo që po ndodh duket thjeshtë si taktikë. Është tejet taktike dhe ne mund t’i hyjmë një diskutimi tjetër nëse kjo është një taktikë e mirë apo e keqe. Por me sa duket kjo nuk është e bazuar mbi një strategji. Dhe e gjitha është vetëm taktikë, asnjë strategji taktike, asnjë rrugëdalje.

Dhe unë mendoj se ky është një problem real me situatën aktuale dhe natyrisht dhuna nuk është asnjëherë zgjidhja. Kam parë disa nga filmimet dhe nuk jam i sigurtë se si një burrë i vjetër që djeg gomat para parlamentit, [nuk jam i sigurtë] se çfarë problemi është i presupozuar të zgjidhë.

Po të ngrihen pyetje mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të 2017, tanimë në 2019, nuk e di po logjika nuk qëndron, nuk bën shumë sens. Dhe kur njerëzit thonë se ishin lekë droge, apo çdo lloj paraje tjetër e pisët që ua bëri të mundur njerëzve të zgjidheshin në 2017. Natyrisht mund të debatojmë mbi korrupsioni apo këtë apo atë gjë, por rezultatet e zgjedhjeve ishin shumë të qarta. Në 2017 gjërat ishin konsistente me ato çfarë kishim parë në vitet e fundit. Dhe kjo përfshinte LSI që pati një prezencë të fortë në 2017.

Të kthehem edhe njëherë te ajo ideja e “djegies së mandateve”, mendoj se, duke marrë parasysh specifikat, është diçka e re, por në aspektin e taktikës së përgjithshme, nuk është aspak e re. Cili është ndryshimi midis djegies së mandatit dhe organizimit të një bojkoti apo të vendosjes se një çadre përpara Kryeministrisë? Janë thjeshtë taktika konfrontuese. Në disa raste, edhe këto janë të nevojshme, por duket sikur situata po përsëritet herë pas here, dhe prandaj, siç e përmenda edhe më parë, populli është i sfilitur dhe i dëshpëruar. Mendoj që edhe ndërkombëtarët janë disi të frustruar. Por, ne kemi interes për Shqipërinë që shkon përtej marrëdhënieve dypalëshe.

/top-channel.tv/

Etiketa: Aleksander ArvizuArvizu

Të Lidhura

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

nga 27
14:43 | 03/04/2026
0

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

nga 27
14:00 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

nga 27
13:46 | 03/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisioneNë...

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

nga 27
13:36 | 03/04/2026
0

Shtatë punonjës policie janë pezulluar nga detyra për moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale për rastin...

Para
Zidan pranë rikthimit te Reali

Zidan pranë rikthimit te Reali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:43 | 03/04/2026
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

13:36 | 03/04/2026
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:16 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com