Situata nga përmbytjet, Bashkia e Shkodrës: Banorët në vështirësi, mbi 4555 hektarë nën ujë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata nga përmbytjet, Bashkia e Shkodrës: Banorët në vështirësi, mbi 4555 hektarë nën ujë

18:05 | 25/03/2018
në Shqiperi
0

Mbi 4555 hektarë në zonën e Shkodrës ndodhen nën ujë. Si pasojë e pëmbytjeve, dhjetëra banesa ndodhen të rrethuara nga uji, ndërsa banorët bëjnë apel për ndihmë. Sipas Bashkisë së Shkodrës, nevojiten ndërhytje në lartësimin e disa argjinaturave, si dhe furnizimi i banorëve me ujë të pijshëm dhe ushqime.

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet si me poshtë:
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 4555 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: 1655 ha
Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat, rruga Belaj-Rrushkull jane te bllokuara. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkollës ka prezence uji.

Kane rene disa shtylla te energjisë elektrike ne rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin. Kane filluar te demtohen edhe disa segmente rrugore.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Janë mbi 250 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banoret ne menyre ​te vazhdueshme.

Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem, pako ushqimore dhe baze ushqimore per gjene e gjalle.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha
Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Nevojiten çizme te gjata për banoret. Jane 177 shtëpi te rrethuara nga uji, 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.

Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem dhe me pako ​ushqimore.

Njësia Administrative Bërdicë:
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1000 ha tokë e përmbytur.
Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Janë 50 shtëpi te rrethuara nga uji.
Nevojitet furnizimi me uje te pishem per banoret.
Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e ​gjalle dhe me uje te pishem per banoret.

Njësia Administrative Velipojë:
Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 400 Ha tokë:
Në fshatin Ças paraqiten shume probleme ne argjinature ku si pasoje kane detyruar komunitetin te nderhyje ne riparimin e saj.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e kalueshme me mjetet e larta te ushtrise.
Ka mungese te energjise elektrike pothuajse ne te gjithe njesine. Jane shfaqur edhe problematika ne komunikim ne mes banoreve per shkak te nderprerjeve te transmetimit ne disa kompani telefonike.
Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge për te bere te mundur ​kalimin.
Bashkia Shkoder ka bere te mundur nderhyrjen ne argjinaturen e Çasit.
Bashkia Shkoder ka ​bere te mundur furnizimin e banoreve me uje te pishem dhe baze ushqimore per gjene e gjalle.

Njësia Administrative Rrethina:
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.

Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle dhe uje te pishem per banoret.

Njësia Administrative Guri i Zi:
Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër:
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 130 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume vështirësi kalohet me makine ushtrie, ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetëm me varke.

Bashkia Shkoder ka bere te mundur furnizimin e banoreve me bazen ushqimore per gjene e gjalle dhe uje te pishem per banoret.
​
Bashkia Shkodër ka bere evakuime te banoreve dhe gjësë se gjalle kur janë paraqitur nevoja. ​Ne këtë moment janë 55 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka ​bere te mundur edhe lëvizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afërmit e tyre. Bashkia ​Shkoder ka shperndare pako ushqimore per personat e akomoduar ne konvikt.

Nga ana tjeter kane filluar te shfaqen problematika edhe ne zonat malore per shkak te debores.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1. Koncentrat 110t
2. Bar i thatë 50t

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse.
Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.
Bashkia Shkodër është e angazhuar në monitorimin dhe përgjigjen në çdo kohë të nevojave emergjente të banorëve.

/www.balkanweb.com/

Etiketa: banorët e permbyturBashkia e Shkodrëspermbytjet

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Rusi/ Zjarr në një qendër tregtare, humbin jetën 4 fëmijë

Rusi/ Zjarr në një qendër tregtare, humbin jetën 4 fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

09:47 | 18/12/2025
Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com