Situata emergjente e motit/ Veliaj: Një nga qendrat sociale do të kthehet në banesë për këdo që jeton në rrugë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata emergjente e motit/ Veliaj: Një nga qendrat sociale do të kthehet në banesë për këdo që jeton në rrugë

20:45 | 16/01/2017
në Shqiperi
0

Bashkia e Tiranës ka vendosur që një nga qendrat sociale të Tiranës ta kthejë në një strehë të përhershme për këdo që jeton në situatë rruge në kryeqytet

Në takimin përmbyllës të projektit “Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Social Shtetëror”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se situata e emergjencës që kaloi Tirana ditët e acarta të javës së shkuar, nxorri në pah nevojën për zgjidhje afatgjatë të problemit të të gjithë atyre që jetojnë në kushte rrethanore.

Veliaj gjithashtu deklaroi se për t’u ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë ka krijuar një fond të veçantë ushqimesh dhe veshmbathjesh.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës ka filluar edhe një program ambicioz për strehimin social, ku përveç bonusit të qirasë, një vëmendje të veçantë do t’i kushtohet edhe hapjes së programit të kredive të buta për banesa, kryesisht për çiftet e reja.

Veliaj: “Çështja e personave në situatë rruge duhet trajtuar përtej emergjencave. Nga 7 qendrat që funksionuan për menaxhimin e situatës, një prej tyre do të kthehet në një qendër permanente për dikë që është në situatë rruge dhe do të kalojë natën, të plotësojë nevojat e veta higjieno-sanitare dhe të ketë një strehë në kokë, sidomos në net si ato që kaluam.

Pavarësisht se shteti u përgjigj si kurrë më parë, besoj se bashkitë janë akoma më pranë qytetarëve. Kemi marrë një vendim, nisur edhe nga solidariteti që pamë në qytetin e Tiranës, në çadra, batanije, ushqime, dyshekë, ushqime, për të krijuar një rezervë të qytetit, ashtu siç janë rezervat e shtetit. Bashkia e Tiranës ka identifikuar një magazinë ku do të bëjë një imitim në miniaturë të rezervave të shtetit, për rezervat e qytetit. Besoj se qytetet e mëdha, të gjitha mund ta bëjnë këtë, pra për të pasur për çdo ditë një sasi të konsiderueshme shtretërish, veshmbathje dhe ushqime për raste nga më të ndryshmet.”

Projekti i organizuar nga “Balkan youth Link Albania” dhe Instituti “Benussi”, me mbështetjen e UNICEF dhe Zyrës Zvicerane për Zhvillim, u realizua me qëllim ngritjen e kapaciteteve të administratës së Shërbimit Social Shtetëror, përgjegjës për monitorimin e politikave të mbrojtjes sociale dhe në veçanti në fushën e ofrimit të shërbimeve të kujdesit social.

Etiketa: banese e perhershmeBashkia Tiranefond ushqimeshmasa per parandalimin e situatave emergjente nga kushtet e motitqender socialeveshmbathje

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Vettingu/ 18 prokurorë dhe 14 gjyqtarë kandidatë për KLP dhe KLGJ

Vettingu/ 18 prokurorë dhe 14 gjyqtarë kandidatë për KLP dhe KLGJ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com