Siguria energjetike/ Raporti: Shqipëria ende nuk ka një plan gatishmërie – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Siguria energjetike/ Raporti: Shqipëria ende nuk ka një plan gatishmërie

15:46 | 13/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Kriza e energjisë që nisi në fund të verës 2021 dhe kulmoi në vitin 2022 u bë dhimbja e kokës e shumë vendeve përfshirë Shqipërinë e cila u detyrua të paguante disa qindra milionë euro në importe. Njëkohësisht ajo kohë shërbeu tek një theks i shtuar për diversifikimin dhe rritjen e sigurisë energjetike.

Por raporti i fundit i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për vendet e Ballkanit Perëndimor vëren se akoma edhe sot vendi ynë nuk ka një raport gatishmërie për rastet e emergjencës. Treguesi i sigurisë energjetike rezulton në total me një realizim 8 për qind për Shqipërinë duke renditur edhe arsyet pse masat e mara për të rritur këtë siguri mbeten ende të zbehta.

“Shqipëria nuk ka transpozuar Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar autoritetin kompetent për gatishmërinë ndaj rrezikut megjithëse afatet mbaronin respektivisht më 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023. Zhvillimi i planit të gatishmërisë ndaj rrezikut nuk është iniciuar. Shqipëria nuk i ka dorëzuar Sekretariatit Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike, megjithëse e detyruar nga neni 29 i Traktatit. Gjendja e jashtëzakonshme për Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë që nga viti 2024. Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar deri më tani”, thuhet në raport.

Read more

Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime –

Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Bakllukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar –

Faleminderit për ujin që na sollët nëpër banesa, gruaja mësoi notin –

E rëndë në Këlcyrë/ Vëllai me ndihmën e xhaxhait dhunon motrën se donte të divorcohej –

Në total vetëm siguria energjetike e lidhur me elektricitetin është vetëm 8 për qind.

Sa i takon sigurisë nga furnizimi me gaz realizimi i këtij treguesi është në nivelin 73 për qind dhe kjo i atribuohet miratimit të kuadrit rregullator.

“Rregulloret e emergjencës së gazit janë vendosur pas ndryshimeve në Ligjin e Gazit në vitin 2021, i cili përfshin aspekte specifike të Rregullores së Sigurisë së Furnizimit me Gaz (BE) 2017/1938. Shqipëria përputhet zyrtarisht me Rregulloren SoS”, thuhet në raport.

Ndërkohë, elementi i tretë siguria e furnizimit me naftë diçka që diskutohet prej vitesh dhe ka të bëjë me planin e rezervave. Ky tregues sipas Sekretariatit vlerësohet në 28 për qind.

“Sistemi aktual i ruajtjes së rezervës së natës Shqipëri rregullohet nga legjislacioni që daton që nga viti 1999 (ndryshuar në 2004) dhe dekretet e qeverisë të viteve 2004 dhe 2007, duke vendosur të gjithë detyrimin e stokut mbi industrinë e naftës. Në vitin 2018, u hartua drafti për krijimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rezervës minimale të sigurisë së naftës dhe produktet e saj. Megjithatë, kjo nuk u miratua gjatë periudhës raportuese. Në vend të kësaj, në vitin 2022,u hartuan tre projekt-rregullore dhe një vendim qeverie për të krijuar një sistem që përputhet me kërkesat e Direktivës duke ruajtur model të bazuar në industri. Megjithatë, procedurat aktuale të emergjencës mbeten të pamjaftueshme për të përmbushur standardet e Direktivës. Shqipëria nuk ka dorëzuar pyetësorin të importit mujor të naftës bruto të furnizimit (COIR) që filloi në janar 2023. Nuk është bërë gjatë periudhës së raportimit, dhe kuadri ligjor i Shqipërisë mbetet i papajtueshëm”, vëren raporti.

/Monitor.al/

Të Lidhura

Duhet t’a nisim nga vetja –

Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime –

nga 27
13:36 | 14/01/2026
0

Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – tha gjatë një...

Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Bakllukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar –

Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Bakllukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar –

nga 27
13:22 | 14/01/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e...

Faleminderit për ujin që na sollët nëpër banesa, gruaja mësoi notin –

Faleminderit për ujin që na sollët nëpër banesa, gruaja mësoi notin –

nga 27
13:06 | 14/01/2026
0

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht drejtuese politike e qarkut të Fierit, ka vizituar pasditen e djeshme banorët e prekur nga përmbytjet...

Qytetari ra nga karroceria e kamionçinës, arrestohet shoferi –

E rëndë në Këlcyrë/ Vëllai me ndihmën e xhaxhait dhunon motrën se donte të divorcohej –

nga 27
12:50 | 14/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë, dhunë në familje është shënuar në Gjirokastër.  Vëllai dhe Xhaxhi bëjnë për spital 30 vjeçaren sepse...

Para
Sërish sherr në shkollë, plagoset me thikë 17-vjeçari në Fier

Sërish sherr në shkollë, plagoset me thikë 17-vjeçari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’a nisim nga vetja –

Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime –

13:36 | 14/01/2026
Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Bakllukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar –

Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Bakllukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar –

13:22 | 14/01/2026
Faleminderit për ujin që na sollët nëpër banesa, gruaja mësoi notin –

Faleminderit për ujin që na sollët nëpër banesa, gruaja mësoi notin –

13:06 | 14/01/2026
Qytetari ra nga karroceria e kamionçinës, arrestohet shoferi –

E rëndë në Këlcyrë/ Vëllai me ndihmën e xhaxhait dhunon motrën se donte të divorcohej –

12:50 | 14/01/2026
Do të pasurohemi bashkë me arabët duke i shitur energji Europës –

Do të pasurohemi bashkë me arabët duke i shitur energji Europës –

12:36 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime –
  • Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Bakllukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar –
  • Faleminderit për ujin që na sollët nëpër banesa, gruaja mësoi notin –
  • E rëndë në Këlcyrë/ Vëllai me ndihmën e xhaxhait dhunon motrën se donte të divorcohej –
  • Do të pasurohemi bashkë me arabët duke i shitur energji Europës –
  • Tre makina të aksidentuara dhe 3 të plagosur në Cërrik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do të sigurohemi që Kosova e Serbia të zhvillojnë bisedime –
  • Rama po shkatërron provat pa ndërprerje për Bakllukun, të ngrihemi të gjithë më 24 Janar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com