Si t’i kuptojmë deklaratat e ambasadores për SPAK e largimin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si t’i kuptojmë deklaratat e ambasadores për SPAK e largimin

21:36 | 13/12/2022
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në Tiranë, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se emërimet në Drejtësi nuk duhet të shënojnë kthim në të shkuarën, por të orientohen drejt së ardhmes. Deklarata e bërë gjatë një aktiviteti të Këshillit të Lartë Gyqësor, vjen pak ditë përpara se Këshilli i Lartë i Drejtësisë të zgjedhë kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme, një proces për të cilin ajo ka folur dhe më herët, duke theksuar se nuk duhet të jetë i manipuluar.

Në prani të përfaqësuesve të institucioneve kryesore të Drejtësisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, shprehu dhe një herë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Reformës në Drejtësi. Ndërsa vlerësoi rezultatet e arritura, ajo nënvizoi se nuk është koha për të thënë se është e mjaftueshëm.

Deklaratat e Kim

“Tani është koha për të shtyrë përpara”, theksoi ambasadorja duke i mëshuar vazhdimit të punës për të ulur ndjeshëm numrin e çështjeve të prapambetura apo dhe plotësimit me të gjithë anëtarët e saj, Gjykatën e Lartë.

Për ambasadoren amerikane vendimet e institucioneve të Drejtësisë nuk duhet të çojnë në një kthim në të shkuarën: “Le të sigurohemi që vendimet që merren se kush do të jetë drejtues i këtij apo atij institucioni, kush bëhet prokuror, kush është aty, kush bëhet gjyqtar, kush vetohet, kush jo, si dalin vendimet – le të sigurohemi që ato vendime që marrim, të na drejtojnë drejt së ardhmes, që të mos na mbajnë në vend, të mos na çojnë pas. Nuk mund të kthehemi prapa”.

Komenti i saj tingëllon haptazi si një kambanë që bie përpara përzgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Aq më tepër që, kur sapo ishte mbyllur afati i paraqitjes së kandidaturave, përmes një postimi në Twitter ambasadorja Kim la të kuptohej për përpjekje të mundshme për ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm.

Procesi “duhet të jetë i pa manipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë”, vuri në dukje ajo.

Gara për kreun e ri të SPAK

Në garë janë tre prokurorë, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Këta dy të fundit ishin pjesë dhe e garës së zhvilluar 3 vjet më parë kur u zgjodh zoti Arben Kraja.

Ambasadorja Kim është një njohëse e mirë e çështjeve të drejtësisë, duke qenë se qenë se temat e lidhura me Reformën kanë dominuar një pjesë të mirë të axhendës së saj që kur erdhi në Shqipëri.

“Jam këtu prej tre vitesh tashmë dhe do jem edhe për pak më gjatë”, tha ajo. Një fjali, e cila qartazi dukej një kundërpërgjigje ndaj një njoftimi të pazakontë të shpërndarë javën e shkuar nga ministria e Jashtme shqiptare. Në thyerje të çdo praktike diplomatike, ministria mori kompetencat e një vendi tjetër, duke bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara kishin nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Kim, e cila është në përmbyllje të mandatit të saj.

Deklaratat e Ramës

“Nuk është thyer asnjë etikë e asnjë lloji dhe procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur, siç është thënë edhe nga Ministria e Jashtme. Natyrisht nuk e kemi nisur ne procesin, e ka nisur Departamenti i Shtetit si për të gjithë ambasadorët që vendos kur bëhet djalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ndërkohë kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai mohoi të ketë ndonjë përplasje ndërmjet tij dhe ambasadores amerikane. I pyetur nga gazetarët nëse ka një “krisje” mes tyre ai tha se “ngjitja mes meje dhe ambasadores, është më e fortë se kurrë, nëse mund ta përdorim kështu si metaforë … Dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor, nuk ka asnjë problem”, theksoi kryeministri Rama.

/VOA/

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Argjentinë spektakolere, Messi me shokë shkojnë në finale

Argjentinë spektakolere, Messi me shokë shkojnë në finale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbledhja të jetë e hapur –

Mbledhja të jetë e hapur –

12:10 | 19/12/2025
Aksident me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 67-vjeçari (Emri) –

Aksident me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 67-vjeçari (Emri) –

11:53 | 19/12/2025
Protestat do përshkallëzohen deri në greva urie –

Protestat do përshkallëzohen deri në greva urie –

11:39 | 19/12/2025
“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD –

“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD –

11:35 | 19/12/2025
4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –

4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –

11:09 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbledhja të jetë e hapur –
  • Aksident me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 67-vjeçari (Emri) –
  • Protestat do përshkallëzohen deri në greva urie –
  • “Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD –
  • 4 mln euro shishe vere i janë gjetur Ergys Agasit, Balluku me 300 apartamente –
  • Këshilli i Mandateve diskuton sot për imunitetin e Ballukut, Rama mbledh qeverinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbledhja të jetë e hapur –
  • Aksident me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 67-vjeçari (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com