Si mashtroi Berberi me punimet 14 MLN dollarë në Qafë-Botë, zgjatje afati dhe 2 MLD lekë shtesë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si mashtroi Berberi me punimet 14 MLN dollarë në Qafë-Botë, zgjatje afati dhe 2 MLD lekë shtesë –

13:48 | 14/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, nuk i mbaron rrugët në afat, por zgjat afatet dhe vë fonde shtesë. Për këtë, drejtori mbështetet nga ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Për shembull, në vitin 2021 Berberi dhe Balluku dolën e u mburrën për punimet që po bënin rrugën e Qafë Botës, për të cilën është firmosur tenderi me vlerë 14 milionë dollarë.

“Punime po ecim me ritme të shpejta dhe cilësi të mirë”, shkroi një vit më parë në Facebook Berberi.

Por, puna e tij mbetet deri aty, deri në postimet në rrjetet sociale, ndërsa realiteti është krejtësisht ndryshe!

Shtohet fondi!

Rruga jo vetëm që nuk ka përfunduar, por punimet nuk ndoqën projektin sipas kalendarit dhe fondeve të përcaktuara për secilin zë. Kompanitë përgjegjëse kanë kërkuar fonde shtesë dhe drejtori i ARRSH ia ka plotësuar dëshirën.

Ditën e djeshme është firmosur modifikimi i kontratës “Përfundim i Punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë Qafë Botë, Ura e Kranesë Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan Ura e Gajdarit”. Në këtë modifikim parashikohet shtyrja e afatit dhe shtesa e 2 miliardë lekëve të tjera. Çka do të thotë, që fondi shkon në rreth 16 milionë dollarë.

“Sipas Buletinit Nr. 93 datë 13 Nëntor 2023, Bazuar në Nenin 127 të Ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, jemi në kushtet e modifikimit të kontratës sipas përcaktimit të këtij neni.
Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe e Operacioneve me shkresën nr. 6963 prot, datë 30.08.2023, ka paraqitur relacionin teknik, të miratuar nga ana juaj, në të cilin janë paraqitur dhe prezantuar të gjitha shkaqet që kanë çuar në nevojën për këtë modifikim kontrate”,
thuhet në dokument.

Paaftësi në hartim

Por, përse janë bërë këto modifikime? Për shkak të paaftësisë të atyre që hartuan tenderin apo të korrupsionit të Berberit dhe Ballukut në bashkëpunim me operatorin ekonomik.

Sepse specifikohet që ka mos përputhje të projektit me preventivin dhe mospërputhje të zbatimin të projektit në terren.

“Propozimet, të cilat janë shqyrtuar dhe miratuar nga Mbikëqyrësi i Punimeve, janë bërë për arsye të mëposhtme:
1. Ndryshime të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me preventivin.
2. Ndryshime të volumeve për shkak të mospërputhjes së projektit me faktin në terren.
3. Rishikim i projektit të sinjalistikës horizontale dhe vertikale në tërësi.
4. Plotësimi i preventivit fillestar me zëra të rinj të nevojshëm për realizimin e punimeve
”, theksohet në kontratën e re.

Nënvizojmë se do shtohet edhe afati nga 18 muaj në 22 muaj. Pra, me shpresë që të mos ketë ndonjë shtyrje të re të afatit, rruga në 2025 përfundon.

Balluku dhe Berberi vulosën abuzimin pa iu dridhur qerpiku, por kolegia e tyre Sonila Qatipi për një firmë po jep llogari në SPAK. Të shohim kur e kanë radhën këta të dy!

Në një vend si Shqipëria, ku buxheti shpërdorohet nga zyrtarët e korruptuar vazhdojnë të përpijnë fondet firmat “AGBES CONSTRUKSION” – “MELA” – “ALB SHPRESA”, të cilat në vitin 2021 e përfituan këtë tender pa garë dhe me vlerën më të shtrenjtë. Open Data Albania e vlerësoi këtë tender me “Flamur të kuq” për shkak të riskut të lartë të korrupsionit. Dhe ka pasur të drejtë, sepse shtesa e fondeve dhe e afatit, kur nuk ka asnjë rrethanë të jashtëzakonshme, vërteton paralajmërimin e bërë qysh në firmosjen e kontratës. Tani që gjylja plasi, shpresojmë që SPAK të reagojë!

Lexo edhe:  Tenderi i ARRSH për rrugën e Qafë-Botë, përzgjidhet oferta me 4 mln USD më shumë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –

Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot –

Kemi marrë raportin e BE… –

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

Të Lidhura

nga 27
11:40 | 12/04/2026
0

Union Berlin hyn në historinë e futbollit gjerman duke emëruar Marie-Louise Eta si trajneren e parë të skuadrës së meshkujve...

Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot –

Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot –

nga 27
11:22 | 12/04/2026
0

Ivanka Trump ka lënë vilën qeveritare në Vlore rreth orës 09:30 të ditës të sotme nën shoqërimin e forcave të...

Kemi marrë raportin e BE… –

Kemi marrë raportin e BE… –

nga 27
10:30 | 12/04/2026
0

Në Podkastin FLASIM, kryeministri Edi Rama tha se ditët e fundit qeveria merr raportin e Bashkimit Europian, përmes instrumentit përkatës...

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

nga 27
10:22 | 12/04/2026
0

Një operacion policor ka zbuluar një skemë të shpërndarjes së drogës në Durrës, ku lëndët narkotike përgatiteshin në formë karamelesh...

Para
Igor Kukonov do të ekstradohet, gjykata pranon kërkesën e Rusisë –

Igor Kukonov do të ekstradohet, gjykata pranon kërkesën e Rusisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –

11:40 | 12/04/2026
Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot –

Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot –

11:22 | 12/04/2026
Kemi marrë raportin e BE… –

Kemi marrë raportin e BE… –

10:30 | 12/04/2026
Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

10:22 | 12/04/2026
Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë –

09:50 | 12/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –
  • Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot –
  • Kemi marrë raportin e BE… –
  • Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –
  • Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë –
  • Vlorë/ Kapet 17-vjeçari që shpërndante drogë, një tjetër në hetim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –
  • Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com