Si ia qepi Gentian Llogu tenderin 2.5 miliardë lekë me “Flamur të kuq” Lenc Gjikurisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ia qepi Gentian Llogu tenderin 2.5 miliardë lekë me “Flamur të kuq” Lenc Gjikurisë

10:02 | 21/03/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

 

Kur KLSH rekomandonte shkarkimin për drejtorin e Ujësjellësit Gjirokastër, Gentian Llogu, në shtator 2022, kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi e bënte veshin të shurdhër. Më pas ujësjellësin e mori në dorë ministrja Belinda Balluku, e cila mbajti të njëjtin administrator duke e thelluar abuzimin financiar në këtë shoqëri.

Goditja e radhës e Ballukut është projekti “Ndërtimi i ujësjellësve të fshatrave Fushëbardhë dhe Zhulat të Gjirokastrës. Është një fond i madh që ministrja përmes drejtorit Llogo do t’ia japë oligarkut të bregdetit, Florenc Gjikuria.

Read more

Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut –

Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit –

Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve –

Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona –

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është përshkrimi që i ka bërë Open Data Albania procedurës së tenderit. Për shkeljet e konstatuara, tenderi është shënuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Drejtori Gentian Llogo e ka njoftuar më 27 dhjetor 2024 tenderin me objekt “Ndërtim i ujësjellësve të fshatrave Fushëbardhë dhe Zhulat, Bashkia Gjirokastër”. Në lojë ishte fondi limit prej 248 188 809,00 lekësh, prandaj shfaqën menjëherë interes 6 pjesëmarrës. Tenderi është mbyllur në të njëjtën ditë që përfundoi dorëzimi i dokumenteve, më 22 janar 2025 dhe është shpallur fituesi pa ndonjë garë të mirëfilltë. Sigurisht që drejtori  Llogo do të zbatonte porosinë e ministres Balluku, prandaj qysh në fazën e parë i ka skualifikuar ofertat konkurruese, sidomos ato me vlerë më të ulët.

Komisioni i Llogos i ka hyrë me themel aplikimeve të konkurrentëve, sidomos për kritere që i kanë vendosur enkas për të ngushtuar pjesëmarrjen.

Në fund, në fazën e vlerësimit të ofertave, mbeti mbi tryezë vetëm dosja e bashkimit të operatorëve ekonomikë “EC Pro Partners” dhe “Gjikuria” që propozonte shifrën 225 484 714,00 lekë.

Në fund fiton oferta më e lartë

Zyrtarisht Agjencia e Prokurimeve është njoftuar nga Llogo për shpalljen e fituesit më 5 mars 2025. Sipas dokumenteve standarde të tenderit, kriteri i përzgjedhjes së fituesit bazohet në “vlerën ekonomike më të favorshme bazuar në çmim”. Ndërsa në “rregullat” pashkruara të korrupsionit ka vlerë vetëm “tarifa’ e korrupsionit.

Kjo është tabela zyrtare me vlerat e ofertave të bëra nga operatorët pjesëmarrës, ku bie në sy se janë 4 oferta më të ulëta se ajo e kompanisë Gjikuria. Mënyra e vlerësimit të kritereve për shkualifikimin e ofertave ekonomike tregon se shqetësimi i komisionit nuk ka qenë të kursejë fondin limit dhe të fitojë propozimi më i mirë, por të zbatohet urdhri që tenderi t’i shkojë Gjikurisë.

Përshembull, bashkimi i operatorëve ekonomikë “Eral construction company” Sh.p.k 50% e vlerës së ofertuar “K.M.K” Sh.p.k 25% të vlerës së ofertuar dhe Caushi M shpk, 25% e vlerës së ofertuar, ka propozuar ta kryejë këtë punë me 175,851,880 lekë pa tvsh. Pra, janë 500 milionë lekë të vjetra më pak se sa oferta e Gjikurisë.

Për ta skualifikuar përdoren kritere të pambështetura në ligj, që duhet t’i kishte vënë re Agjencia e Prokurimit Publik. Konkretisht, ky pjesëmarrës është skualfikuar me argumentin se njëri operator (Caushi M shpk) e ka xhiron ekonomike më të vogël se 50% e vlerës së kontratës. Por, ky operator ka marrë si angazhim vetëm 25 % të ofertës, prandaj skualifikimi është pabazuar dhe besojmë se kjo do të vërtetohet së shpejti nga auditimet që do të bëjë KLSH.

Nga ana tjetër, sipas nenit 84 pika 4 të ligjit të prokurimeve, “Autoriteti ose enti kontraktor duhet t’i kërkojë operatorit ekonomik që të zëvendësojë subjektin që ndodhet në kushtet e skualifikimit apo të përjashtimit”. Komisioni nuk e ka bërë këtë, por e ka fshirë ofertën me një të rënë të lapsit. Ndërkohë, janë gjetur edhe dy kleçka të tjera për ta bërë të pavlefshme ofertën. Kështu për orperatorin KMK shpk që bën pjesë në këtë bashkim, shkruhet nuk ka ngarkuar në Sistemin e Prokurimeve Elektronike akt-miratimin për licencën (LN-4498-07-2022, Date 26.07.2022) me Kod III.2.B. Ne bëmë verifikimet dhe licenca është depozituar në QKB, kështu, që komisioni mund ta gjente këtë dokument. Llogo e ka për detyrë që nëse ka të mungesa të tilla të njoftojë operatorin dhe t’i japë afat 2 ditë që të plotësohen dokumentet e kërkuara.

Po ashtu, gjendet si e “metë” e madhe mungesa e noterizimit të autorizimit të prodhuesit të materialeve elektrike. Edhe ky dokument mund të kërkohej dhe të vihej një vulë noteri. Ia vlen të bëhen këto hapa që i kërkon ligji, sidomos kur bëhet fjalë për 500 milionë lekë më pak, që i kurseheshin buxhetit të shtetit.

Llogo është përsëritës

Nëse vazhdon kështu, Llogo ta fundosë në falimentim shoqërinë, e cila qysh kur drejtohet prej tij, i ka pasur bilancet negative.

Siç mund të shihet në grafik, ecuria financiare e Ujësjellësit të Gjirokastrës është poshtë zeros.

Drejtori Llogo është kapur me shkelje të tilla në tendera edhe më parë. Në shtator 2022, një nga rekomandimet e KLSH-së ka të bëjë me marrjen e masave për kualifikimin e operatorëve të cilët përmbushin plotësisht dhe saktësisht kriteret e vendosura me qëllim përdorimin e fondeve me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet. Po kështu në raport thuhet se janë qindra miliona lekë dëm ekonomik dhe përdorim pa efektivitet për paga, shpërblime, mosrespektim i kuadrit ligjor dhe rregullator në dy procedura prokurimi.

Projekti i dy ujësjellësve është shumë i rëndësishëm për komunitetin. Fshati Fushëbardhë furnizohet me ujë nga një ujësjellës i vjetër i ndërtuar në 1983 thuajse i dalë jashtë përdorimit. Por me sa duke banorët të vuajnë gjatë për ujë, sepse abuzimi gjatë procedurave të tenderit si zakonisht do të ketë efekt në afatin e realizimit dhe në cilësinë e punimeve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë –

Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut –

nga 27
15:22 | 09/02/2026
0

Bashkimi Europian ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me mbrojtjen që po i bën mazhoranca Belinda Ballukut e...

Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit –

Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit –

nga 27
14:54 | 09/02/2026
0

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, akuzoi kryeministrin Rama se po përgatit ndryshime ligjore për të penguar hetimin e korrupsionit dhe...

Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve –

Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve –

nga 27
14:48 | 09/02/2026
0

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, kryetarja e këtij komisioni, Ina Zhupa, ngriti shqetësimin për bllokimin që...

Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona –

Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona –

nga 27
14:40 | 09/02/2026
0

Këtë të hënë, në aeroportin e Rinasit janë konstatuar dy raste të mosdeklarimit të vlerave monetare. Sipas raportimeve nga policia,...

Para
“Afera e radhës”, PD: Si Veliaj i dha 6.3 mln euro vëllait të një tjetër drejtori të Bashkisë Tiranë

Rëndohet situata për Erion Veliaj, i komunikohet edhe një akuzë e re nga SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë –

Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut –

15:22 | 09/02/2026
Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit –

Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit –

14:54 | 09/02/2026
Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve –

Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve –

14:48 | 09/02/2026
Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona –

Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona –

14:40 | 09/02/2026
“Korrupsion në zgjedhje”, Edison Memolla seancë paraprake në GJKKO –

Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla –

14:18 | 09/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut –
  • Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit –
  • Kuvendi po pengon drejtësinë, të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve –
  • Tentuan të kalonin 26 mijë euro dhe paundë të padeklaruar në Rinas, e pësojnë dy persona –
  • Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla –
  • Ja tre të vërteta mbi ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut –
  • Rama kërkon të shpallë veten të paprekshëm, përgjigjen do ta marrë nesër para zyrës së krimit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com