Si e vodhën Rama dhe Bolino tokën… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e vodhën Rama dhe Bolino tokën… –

12:45 | 24/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët gjatë ditës së sotme, ka folur në lidhje me denoncimet e tij “për vjedhjet nga Edi Rama dhe Bolino i tij, me firmën e Ramës.”

Sipas Berishës, Rama dhe Bolino i rrëmbyen komunitetit 4.900 metër katrorë tokë, e dhuruar për ndërtimin e një gjimnazi.

“Sot, jam para jush për të denoncuar vjedhjet nga Edi Rama dhe Bolino i tij, me firmën e Edi Ramës.
Tre vendime të Këshillit të Ministrave, me emër të përveçëm, brenda shtatë muajsh, të firmosur nga vetë Edi Rama, për t’i rrëmbyer komunitetit, nga Rama dhe Bolino, të 4900 metër katrorë tokë e lënë, dhuruar për ndërtimin e një gjimnazi.
Siç e shihni, ky është plani rregullues i Tiranës. Familjet fisnike të qytetit, kanë dhuruar një territor prej 5 mijë metër katrorë, në mënyrë që komuniteti i kësaj zone të ketë gjimnazin e vet, për arsye se një zonë me 60 mijë banorë, nuk kishte një të tillë.
Sot, do paraqesim me fakte se si Edi Rama keqpërdor pozitën e tij zyrtare për të grabitur troje dhe ndërtesa në Tiranë dhe SKAP-i i mercenarëve të tij, qëndron mburojë e kësaj vjedhje, e këtij krimi shtetëror.
Edi Rama me larot e tij në SKAP dhe gjykatën e tij speciale, sulmon Berishën pse miratoi ligje për kthimin dhe kompensimin e pronave, të cilët shteti komunist ua kishte grabitur pronarëve të ligjshëm.
Ndërsa reformat e PD bënë të mundur që gjatë viteve 2006-2012, AKKP të kthejë apo të kompensojë 1 miliard e 577 milionë metër katrorë tokë te pronarët e ligjshëm, Edi Rama dhe larot e tij të SKAP-it me gjykatën e partisë, pretendojnë se ato reforma janë kryer për të favorizuar Jamarbër Malltezin, të cilin në përputhje të plotë me ligjin, iu kthyen gjithsej 410 metër katrorë nga prona e të parëve të tij, themelues të qytetit të Tiranës.
Në tërë këtë piramidë mashtrimi të ngritur nga Edi Rama dhe larot e tij mbi privatizimin e klubit Partizani, Sali berisha nuk ka nxjerrë asnjë vendim me emër të përveçëm, ndërsa Edi Rama ka dhjetëra të tilla, por natyrisht ka SKAP-in e partisë si mburojë, që heton me urdhër vetëm me politikë pronarë dhe ish-pronarë që kanë marrë 410 metër tokë në përputhje të plotë me ligjin, të grabitura 60 vite më parë nga regjimi komunist.
Këtu keni tre vendime në një hark kohor prej shtatë muajsh, me të cilën ka ndodhur një nga vjedhjet më spektakolare, më kriminale, me firmë të Edi Ramës, të tokës truall të dhuruar për gjimnaz, në mes të Tiranës.
Me këto vendime u vodhën 4900 metër katrorë tokë. Me VKM me numër 644, datë 2.10.2019, Edi Rama i dhuron vetes dhe Bolinos së tij 4020 metër katrorë tokë dhe mbi 1600 metër katrorë ndërtesë për 1 euro, për 20 vjet.
E caktuar për shkollë, merret për pallat privat media.
Me VKM-në e dytë, numër 157, datë 19.2.2020, katër muaj më vonë, pasi oreksi i Ramës dhe Karlos së tij vijnë duke ngrënë, vendosin të grabisin edhe një sipërfaqe shtesë prej 870 metër katrorë tokë, po me 1 euro. Dhe Edi Rama me firmën e tij amendon, shton në kontratë edhe 860 metër katrorë tokë.
Por tre muaj më vonë, përsëri Edi Rama përdor firmën në mënyrën më abuzive, më korruptive, dhe me vendimin e tretë të Këshillit të Ministrave të datës 6.5.2020, Edi Rama mbledh qeverinë për të prishur tre ndërtesat që ia kishte dhënë me qira vetes dhe Bolinos së tij.
Pra, fillimisht u dhanë me 1 euro, tani duhej të prisheshin. Nuk shpenzonin asnjë qindarkë, duhej t’ua prishte shteti. Kjo bëhet që të pastrohet toka, por edhe për më shumë.
Kjo bëhet që investimet Rama-Bolino të tejkalojnë në vlerë, vlerën e tokës dhe të bëhen de facto në vitet në vazhdim, pronë e tyre. Të bëhet pronë e tyre edhe toka.”

Read more

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati –

Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër –

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje –

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026 –

Të Lidhura

nga 27
10:02 | 04/04/2026
0

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas një konflikti...

Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër –

Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër –

nga 27
09:52 | 04/04/2026
0

Superliga shqiptare e futbollit nisi të premte me raundin e 30-të. Në Vlorë vendasit e Flamurtarit barazuan 1-1 kundër KF...

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje –

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje –

nga 27
09:31 | 04/04/2026
0

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kërcënonte vazhdimisht pronarët e një bari në zonën e stacionit të...

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026 –

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026 –

nga 27
09:23 | 04/04/2026
0

Dashi Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin ose personin që ju intereson, pasi energjitë e ditës sjellin...

Para
Shoqëroi Ervis Martinajn para se të zhdukej, del nga burgu ish-polici –

Shoqëroi Ervis Martinajn para se të zhdukej, del nga burgu ish-polici -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati –

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati –

10:02 | 04/04/2026
Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër –

Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër –

09:52 | 04/04/2026
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje –

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje –

09:31 | 04/04/2026
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026 –

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026 –

09:23 | 04/04/2026
Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –

23:08 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati –
  • Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër –
  • Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje –
  • Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026 –
  • Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar… –
  • Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati –
  • Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com