Si e braktisëm Valbonën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si e braktisëm Valbonën

15:05 | 29/10/2016
në Shqiperi
0

Ta gëzojmë Valbonën e shkatërruar dhe jo shumë vonë edhe Thethin e shkatërruar. Do të vazhdojë të shkatërrohet krejt lugina e Valbonës se mbi të do të ndërtohen edhe 9 HEC-e të tjera. Më tej akoma, shkatërrimi do të vazhdojë edhe mbi lumin e Shalës, që prek parkun kombëtar të Thethit. Edhe atje do të ndërtohen HEC-e, edhe mbi lumin e Currajve të Epërm do të ndërtohen HEC-e.

Valbona po shkatërrohet. Fotografitë që publikojmë sot janë fakt i pakundërshtueshëm se Valbona po shkatërrohet me shpejtësi. Pak ditë më parë, kolegu ynë Ilir Seci ka shkruar mbi heshtjen kolektive për këtë shkatërrim.  Në të vërtetë askush nuk po flet e shumë rrallë duket ndonjë artikull apo reagim në media për Valbonën. Një heshtje vrastare siç e quan kolegu Seci. Pak ditë më parë, dy këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare paralajmëruan një protestë në Valbonë me parullën “Mos ma prek Valbonën”. Elina Duna e Eda Zari publikuan në rrjetet sociale nismën e tyre dhe paralajmëruan se të tjera njoftime do të vazhdonin në profilet e tyre për organizimin e protestës. Prej atij momenti në të vërtetë nuk ka më asnjë njoftim, asnjë thirrje tjetër për të ndalur rrënimin e Valbonës. 27.al ka bërë përpjekje për t’i kontaktuar por s’ka asnjë reagim. Thua të jenë bindur edhe ato se ky nuk është shkatërrimi i Valbonës?! Ndoshta projektet e qeverisë dhe ish-qeverisë i kanë bindur ato se nuk po shkatërrohet Valbona, por prej saj po kërkohet të përfitohet pak energji elektrike për disa klientë të qeverisë e ish-qeverisë.

Por, Valbona po shkatërrohet dhe ja se si:

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

valbone

valbone4

 

valbone8

valbone9

Këto foto që patë më lart ngjajnë kaq shumë me gjithçka ndodh në Shqipëri. Kjo është filozofia, me të cilën në shqiptarët kemi vendosur t’i qasemi vendit tonë, pasurive tona natyrore, vlerave tona si shoqëri.

Kështu do të vazhdojë të shkatërrohet krejt Lugina e Valbonës, se mbi të do të ndërtohen edhe 9 HEC-e të tjera. Më tej akoma, shkatërrimi do të vazhdojë edhe mbi lumin e Shalës, që prek Parkun Kombëtar të Thethit. Edhe atje do të ndërtohen HEC-e edhe mbi lumin e Currajve të Epërm do të ndërtohen HEC-e. Gjithkund e kudo veçse shkatërrim. Le të vazhdojmë shkatërrimin e Valbonës, Thethit dhe gjithçka tjetër e mbi to të ndërtojmë perandorinë e plehrave, hashashit e koncesioneve.

Ta gëzojmë Valbonën e shkatërruar. Elina Duni e Eda Zari, kur të vijnë më 28 tetor, (nëse vijnë për protestën e paralajmëruar), le të marrin gërshërët me vete se s’ka mbet’ gjë tjetër, veçse të presin shiritin e inagurimit të HEC-t të parë mbi Valbonë. Të gjithë ne bashkë me Elinën e Edën le të inagurojmë shkatërrimin e Valbonës e bashkë me të edhe shkatërrimin e plotë të vlerave të shoqërisë tonë.

Etiketa: shkatrrimi i valbonesValbona

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Tirana, koha për të thyer kampionët

Tirana, koha për të thyer kampionët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com