Shushica rrezikon të humbasë statusin Park Kombëtar, banorët: Nuk do… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shushica rrezikon të humbasë statusin Park Kombëtar, banorët: Nuk do… –

09:25 | 26/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Banorë të Luginës së Shushicës dhe aktivistë të mjedisit po protestojnë kundër ndërtimit të ujësjellësit të ri të Himarës, që devijon këtë lumë për të furnizuar me ujë bregdetin turistik të jugut.

‘’Ne nuk jemi kundër zhvillimit të Himarës, por jemi kundër që kjo të bëhet në kurrizin tonë” – shprehet Shyqyri Hoxhaj, banor i fshatit Kuç – Buronja.

‘’Ne aty pimë ujë, bagëtia po ashtu, me të vadisim tokat bujqësore” – shprehet më tej 67-vjeçari, i cili është lindur e rritur pranë Lumit të Vlorës, siç e quajnë vendasit Shushicën. Së bashku me Hoxhajn me dhjetra banorë të Luginës protestuan të shtunën (24.02) në urën e Laskos, që ndodhet fare pranë veprës së ujësjellësit.Nga devijimi i ujit të lumit preken rreth 30 fshatra të Bashkisë Himarë dhe asaj Selenicë në Shqipëri.

Banorët pretendojnë se me ta nuk është mbajtur asnjë dëgjesë nga qeveria shqiptare për këtë projekt, që ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e tyre ekonomike dhe sociale.

‘’Ky projekt nuk na u komunikua kurrë. Ekzistenca e tij doli në dritë vetëm kur u shfaqën makineritë e ndërtimit. Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq teksa na marrin ujin” – u shpreh për DW shqip Astrit Balilaj, kryeplak i fshatit Kuç.

Beteja për lumin Shushica vijon në gjykatë

Rreth 50 banorë të Luginës së Shushicës, së bashku me organizatën shqiptare të ruajtjes së natyrës ‘’EcoAlbania” kanë ngritur një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës ndaj Agjencisë Kombëtare te Mjedisit dhe Bashkisë Himarë. Ata kërkojnë anulimin e lejes së ndërtimit, të vendimit për vlerësimin paraprak të ndikimit në mjedis, si edhe anulimin e lejes për përdorimin e ujit nëntokësor. Seanca e parë gjyqësore nuk është zhvilluar ende. Sipas ekspertëve dhe shkencëtarëve që merren prej vitesh me studimin e Vjosës, raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për këtë projekt është i pabazuar në prova shkencore.

“Në VMN argumentohet se sasia e ujit që do të merret nuk ndikon në ekologjinë e lumit. Kjo është e diskutueshme. Studimet e bëra mbi rrezikun e specieve të rralla nuk janë marrë parasysh”- shprehet për DW Shqip Aleko Miho, profesor pranë Universitetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë. ‘’Projekti pretendon se ndërhyrja nuk është në zonë të mbrojtur, ndërkohë që Shushica është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës” – sqaron Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania. Në rrezik është edhe statusi i Parkut Kombëtar të Vjosës, sepse Shushica është një nga tri degët kryesore të lumit Vjosa, që u shpall Park Kombëtar në mars të vitit 2023, duke u bërë zona e parë e ruajtjes së lumenjve të egër në Evropë. Kjo do të thoshte jo vetëm një mbrojtje të ekosistemit lumor, por edhe mundësi zhvillimi për turizmin e të gjithë zonës.

Shushica rrezikon ta humbasë statusin Park Kombëtar

Me punimet e ujësjellësit të Himarës, që duhet të përfundojnë në gusht të këtij viti, Shushica rrezikon ta humbasë statusin Parku Kombëtar. “Kishim shpresa të mëdha për Parkun Kombëtar dhe prisnim se do të nxiste zhvillimin ekonomik. Nëse uji ynë tani hiqet dhe Shushica humbet statusin e Parkut Kombëtar, e ardhmja jonë ekonomike do të jetë në rrezik.” – shprehet Elidon Kamaj, kryeplak i fshatit Brataj.

Sipas ekspertëve të mjedisit dëmet mjedisore do të jenë në të gjithë gjatësinë e lumit. “Parku Kombëtar i Lumit të Egër bazohet në një ekuilibër ujor kryesisht natyror dhe të patrazuar në rrjetin e tij lumor. Kjo është ajo që e bën këtë zonë kaq unike. Ky projekt devijimi e rrezikon të gjithë Parkun Kombëtar. “, tha për DW shqip Ulrich Eichelmann, Drejtor Ekzekutiv i Riverwatch. ‘’Rreziku qëndron në mundësinë që devijimi i ujit në Shushicë të krijojë një precedent. Besueshmëria e të gjithë Parkut Kombëtar të Lumit të Egër është në rrezik”, sqaron Olsi Nika i EcoAlbania-s./DW

Read more

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar –

Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin –

Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin –

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni –

Të Lidhura

nga 27
17:06 | 25/02/2026
0

Edhe rrugët nacionale në qarkun e Beratit kanë shfaqur problematika. Që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është çarë asfalti...

Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin –

Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin –

nga 27
16:58 | 25/02/2026
0

Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh, shtohet fluksi i mjeteve. Sipas informacioneve, mësohet se nga rruga e Gramshit janë lejuar të...

16:56 | 25/02/2026
0

Vështirësohet qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh, shtohet fluksi i mjeteve. Sipas informacioneve, mësohet se nga rruga e Gramshit janë lejuar të...

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni –

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni –

nga 27
16:48 | 25/02/2026
0

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin Thumanë–Milot. Një kamion ka përplasur për vdekje një 59-vjeçar i cili...

Para
EURO U-17 për vajza, Kombëtarja luan ndaj Izraelit në “Air Albania” –

EURO U-17 për vajza, Kombëtarja luan ndaj Izraelit në “Air Albania” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar –

Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar –

17:06 | 25/02/2026
Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin –

Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin –

16:58 | 25/02/2026
Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin –

Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin –

16:56 | 25/02/2026
Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni –

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni –

16:48 | 25/02/2026
Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni –

Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni –

16:46 | 25/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar –
  • Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin –
  • Shërbente si devijimi trafiku/ Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë bllokojnë qarkullimin –
  • Aksident fatal në Lezhë, 59-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga kamioni –

  • “Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bllokohet edhe Përmeti, u ndërtua nga “Salillari”, çahet asfalti i rrugës për në Skrapar –
  • Kaos në Moglicë–Gramsh, dy kamionë të OSHEE bllokojnë qarkullimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com