Policia e Durrësit ka kryer disa arrestime dhe procedime, për vepra të ndryshme penale. Kështu është referuar materiali në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. Ç., 37 vjeçe, banuese në Shijak, pasi dyshohet se ka qëlluar me shpullë, djalin e saj, 10 vjeç.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin P. D., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
gijotina.com/







