Pas rinisjes së seancës për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta ne oren 17:30 në Gjykatën Kushtetuese, është marrë një tjetër vendim. Seanca për shkarkimin e Presidentit është shtyrë sërish për ditën e enjte.
Drejtuesja e Kushtetueses, Vitore Tusha u shpreh në nisje të seancës se kushtetuta parashikon një procedurë të veçantë që nuk është zhvilluar kurrë me parë.
Vetë Presidenti Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore. Kreu i Shtetit përfaqësohet në këtë seancë nga Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike, Katrin Treska.