Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Meta është shtyrë për dy orë, ndërsa pritet të rinisë në orën 17:30.
Në këtë mënyrë, trupa gjykuese pranoi kërkesën e kuvendit për shtyrjen me dy orë të seancës, ndërkohë që përfaqësuesi i Presidentit, Bledar Dervishaj kërkoi shtyrjen e seancës për ditën e nesërme.
Më herët, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e Presidentit Meta për dorëheqjen e trupës gjykuese. Kreu i shtetit kërkoi dorëheqjen, por pas tërheqjes për vendim, gjykata konstatoi se asnjë gjyqtar nuk dorëzoi dorëheqjen, pavarësisht kërkesës së Presidentit.
Nëse gjykatësit kushtetues e gjykojnë të ligjshëm vendimin e Parlamentit, Meta duhet ta lerë detyrën e lartë pa e përfunduar mandatin e tij pesëvjeçar, që mbaron në korrik 2022.
Vetë Presidenti Meta e ka konsideruar të paligjshëm komisionin hetimor, nuk ka pranuar akuzat e maxhorancës socialiste, ndërsa e ka quajtur antikushtetues vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij.