Është shtyrë seanca e njoftuar për ditën e sotme ndaj Arbër Paplekajt i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit.
Seanca është shtyrë për shkak se Paplekaj nuk ka qenë i pranishëm në sallë.
Ndërkohë prezent ishin të gjithë dëshmitarët, drejtuesit e policisë dhe efektivët që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes ditën kur u vra Pjerin Xhuvani. Seanca e radhës do të mbahet në 14 shtator, në orën 10:45.