Shtyhet seanca gjyqësore ndaj deputetit Ervin Salianji. Gjykata ka vendosur që seanca do të mbahet të hënën e 18 korrikut, në orën 14.00.
Mësohet se gjatë seancës së sotme, avokatët e Indrit Sefës paraqitën kërkesë për shtyrje për shkak të bojkotit që është njoftuar më herët nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Kurse, Fredi Alizoti ka hequr dorë nga ankimi. Jetmir Olldashi nuk ishte prezent, ndërsa gjyqtarja Elona Toro ka dyshime se mund të jetë me Covid-19.