Përsëri krimet e Rënda kanë shtyrë pretencën për Klement Balilin, i njohur si “Escobar i Ballkanit”.
Bëhet me dije se pretenca është shtyrë për mungesë të Balilit dhe avokatit të tij.Avokati u gjobit me 10.000 lekë për mungesa të përsëritura.
Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 Janarit në Policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati, në momentin kur dosja hetimore ndaj tij ishte dërguar në Gjykatë.
Më shumë se dy vite kanë zgjatur hetimet për Balilin, pjesa më e madhe e të cilave është e bazuar në përgjigjet e marra nga letërporositë e ardhura nga Greqia.