Nje tjetër emër po qarkullon se mund të marrë pjesë në edicionin e dytë të emisionit “Big Brother VIP”. A e gjeni dot se për kë bëhet fjalë?
Mësohet se pjesë e kastit mund të jetë edhe koreografi i njohur, Albi Nako. Ndërkohë ende nuk ka një prononcim nga ana e tij.
Kujtojmë se Albi Nako ka një karrierë të gjatë si koreograf por edhe si kryetar jurie në “Dance ëith me”, “Just Dance” apo edhe si autor i “T’ka mami yll”.
Më herët, gjatë një interviste Arbana Osmani tha se kasti këtë vit i BBV, do të ketë personazhe me karrierë aktive.
Gjithashtu, ajo shtoi se ka konkurrencë të madhe dhe VIP-at kanë mjaft kohë të gjatë në skenë e jo vetëm
“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha ajo.