Shteti i Amerikës voton për ndryshimin e Kushetutës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shteti i Amerikës voton për ndryshimin e Kushetutës –

22:15 | 08/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Në shtetin amerikan të Ohajos ka filluar sot votimi për ndryshimin e Kushtetutës së këtij shteti, që nëse të miratohet, do të ketë ndikim edhe mbi të drejtën për abort në Shtetet e Bashkuara.

Propozimi në fletëvotim, i njohur si ‘Çështja 1’, do të rriste pragun për miratimin e ndryshimeve të ardhshme në Kushtetutën e Ohajos, nga një shumicë e thjeshtë, në 60 për qind. Kjo më pas do të ndikonte te zgjedhjet që do të mbahen në muajin nëntor, kur votuesit në këtë shtet do të vendosin për një ndryshim kushtetues që do të garantonte mundësinë për abort.

Duke mbajtur parasysh këtë fakt, votuesit po marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhjet e posaçme të verës. Gjatë periudhës së parakohshme të votimit, e cila përfundoi të dielën, numri i votave paraprake të hedhura arriti në afro 700,000, më shumë se dyfishi i votimit të parakohshëm gjatë zgjedhjeve paraprake në vitin 2018 dhe 2022.

Votimi i së martës është referendumi i fundit mbi të drejtën për abort që nga vendimi i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, vitin e kaluar që hoqi abortin si të drejtë mbarëkombëtare, duke ia kthyer këtë çështje shteteve, disa prej të cilave tani kanë një sërë kufizimesh dhe ndalimesh. Votuesit në shtete të tjera me prirje republikane, duke përfshirë Kansasin dhe Kentakin, kanë votuar në mbrojtje të së drejtës për abort. Ohajo, sipas anketave të zhvilluara, pritet t’iu bashkohet shteteve me prirje republikane që votojnë pro të drejtës për abort.

Kjo çështje gjithashtu ndihmoi demokratët të zvogëlojnë humbjet e tyre në zgjedhjet e nëntorit të vitit të shkuar.

Eric Chon, banor i Columbusit, tha se ai votoi jo për Çështjen 1. Për të dhe votuesit e tjerë, ka një agjendë të qartë kundër abortit në këtë votim.

“Sa herë që diçka nuk shkon siç duan ata, republikanët ndryshojnë rregullat”, thotë zoti Chon.

Al Daum, nga Hilliard, në pjesën perëndimore të Columbusit, tha se ai votoi po për Çështjen 1. Së bashku me rritjen e pragut në 60% për ndryshime kushtetuese, ky parashkim do të detyronte mbledhjen e nënshkrimeve nga të gjitha 88 qarqet e Ohajos për çdo ndryshim kushtetues, jo vetëm nga 44 siç është tani. Është një ndryshim që zoti Daum tha se do t’iu jepte një shans më shumë banorëve të Ohajos për t’u dëgjuar.

Ligji i Ohajos për të ndaluar shumicën e aborteve ishte miratuar para se Gjykata e Lartë të shfuqizonte vendimin e njohur si Roe v Wade që e njihte abortin si të drejtë mbarëkombëtare. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ligji u lejua të hynte në fuqi për një kohë të shkurtër. Ligji më pas u ngri përsëri, ndërsa vazhdon sfida ligjore nëse ligji shkel kushtetutën e shtetit apo jo.

Në të njëjtën kohë, një koalicion i gjerë dypartiak kundërshton çështjen 1 për arsye të tjera. Ish-guvernatorët e Ohajos dhe prokurorët e përgjithshëm të të dyja palëve, demokratë e republikanë, kanë dalë kundër ndryshimit kushtetues, duke e quajtur atë politikë të dobët publike. Nëse miratohet, kjo do të ndryshojë 111 vjet demokraci të drejtpërdrejtë, që mund të ndikojë në përpjekjet e ardhshme për votime që do të kërkohen nga qytetarët.

“Protect Women Ohio”, organizata që po bën fushatë kundër abortit për të cilën do të votohet në zgjedhjet e vjeshtës, ka shpenzuar miliona dollarë edhe për votimin që mbahet tani. Organizata ka paguar për transmetimin e reklamave që sugjerojnë se masa jo vetëm do të garantonte me ligj të drejtën për abort, por në të njëjtën kohë, duke iu mohuar prindërve të drejtën e vendimit, mund të bëjë trysni ndaj fëmijëve duke iu ofruar programin që përfshin edhe mundësinë e nisjes së procesit për ndryshim e gjinisë.

Disa ekspertë ligjorë kanë thënë se në Çështjen 1 nuk ekziston diçka që mbështet këto pretendime. Sipas tyre, reklama të tilla ndjekin modelin e ciklit zgjedhor të karakterizuar nga keqinformimi dhe nxitja e frikës që përdoret për të ndikuar votuesit.

Read more

Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –

Rita Ora i jep përkrahje Kosovës dhe Shqipërisë për Botërorin 2026: Bëjeni historinë! –

Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit –

Të Lidhura

nga 27
12:38 | 26/03/2026
0

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partia Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur akuza lidhur me ndërtimin e një resorti në zonën e...

Rita Ora i jep përkrahje Kosovës dhe Shqipërisë për Botërorin 2026: Bëjeni historinë! –

Rita Ora i jep përkrahje Kosovës dhe Shqipërisë për Botërorin 2026: Bëjeni historinë! –

nga 27
12:16 | 26/03/2026
0

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rita Ora, ka treguar mbështetjen e saj të fuqishme për Kosovën dhe Shqipërinë, përmes...

Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit –

Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit –

nga 27
12:12 | 26/03/2026
0

Përkeqësimi i kushteve meteorologjike ka sjellë pezullimin e lundrimit për anijen e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë, e cila ka anuluar mbërritjen dhe...

12:03 | 26/03/2026

Para
Perëndimi të mbajë premtimet ndaj Rusisë –

Perëndimi të mbajë premtimet ndaj Rusisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –

Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –

12:38 | 26/03/2026
Rita Ora i jep përkrahje Kosovës dhe Shqipërisë për Botërorin 2026: Bëjeni historinë! –

Rita Ora i jep përkrahje Kosovës dhe Shqipërisë për Botërorin 2026: Bëjeni historinë! –

12:16 | 26/03/2026
Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit –

Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit –

12:12 | 26/03/2026
Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit –

Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit –

12:03 | 26/03/2026
Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër –

11:54 | 26/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –
  • Rita Ora i jep përkrahje Kosovës dhe Shqipërisë për Botërorin 2026: Bëjeni historinë! –
  • Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit –

  • Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër –
  • Salianji duhet të jetë pjesë e garës për kryetar, por beteja bëhet në parti dhe jo studio televizive –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit –
  • Rita Ora i jep përkrahje Kosovës dhe Shqipërisë për Botërorin 2026: Bëjeni historinë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com