Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:16 | 11/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një njoftim zyrtar mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit, të cilat kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të territorit dhe kanë shkaktuar problematika hidrologjike dhe infrastrukturore në disa qarqe.

Sipas njoftimit, situata paraqitet më problematike në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera të vendit, problematikat kanë qenë më të kufizuara dhe të menaxhueshme. Strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ndodhen në terren dhe po punojnë për përballimin e pasojave dhe stabilizimin e situatës.

Në Qarkun Shkodër, rritja e nivelit të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka sjellë shtim të prezencës së ujit në zonat e Obotit dhe Dajçit, si dhe përmbytje të tokave bujqësore në zonën Urrelat–Shirq. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore është i pakalueshëm për mjetet e ulëta. Nuk raportohen përmbytje banesash, ndërsa argjinaturat, kanalet kulluese dhe diga e rezervuarit të Shkodrës vijojnë të jenë funksionale. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat vendore.

Në Qarkun Durrës, situata po shkon drejt përmirësimit në zonat e përmbytura të Sukthit dhe Katundit të Ri. Megjithatë, vijon prezenca e ujit në rreth 1 800 hektarë tokë bujqësore dhe në disa banesa në zona të veçanta të Kënetës dhe Shkozetit. Janë kryer ndërhyrje për lirimin e akseve rrugore dhe funksionalizimin e shkarkuesve për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Në Qarkun Dibër, reshjet e dëborës kanë shkaktuar bllokime rrugësh në disa njësi administrative, si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në zona të caktuara. Qarkullimi në akset kryesore po mbahet i kontrolluar, ndërsa në rrugët rurale po punohet për hapjen dhe garantimin e aksesit. Ndërkohë, vijon operacioni i kërkimit për një shtetas të humbur, me angazhimin e forcave të specializuara.

Në Qarkun Berat, rritja e prurjeve të lumenjve Osum dhe Devoll ka sjellë përmbytje të tokave bujqësore, prezencë uji në disa banesa dhe objekte publike, si dhe evakuimin e disa familjeve për arsye sigurie. Situata po menaxhohet nga strukturat vendore me mbështetjen e forcave të emergjencës.

Në Qarkun Fier, lumenjtë Seman dhe Shkumbin kanë dalë nga shtrati në disa zona, duke përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore dhe duke prekur disa banesa. Strukturat e bashkive ndodhen në gatishmëri të plotë dhe po vlerësojnë nevojën për masa shtesë.

Ndërsa në qarqet Korçë dhe Gjirokastër, problematikat lidhen kryesisht me rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore, bllokime rrugësh dhe evakuime të kufizuara të disa familjeve në zona me rrezik. Puna në terren vijon për hapjen e akseve rrugore dhe eliminimin e rrezikut për banorët.

Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa qarqe të vendit me efektivë dhe mjete të specializuara për ndërhyrje emergjente, lirimin e rrugëve të bllokuara, evakuimin e banorëve dhe mbështetjen e autoriteteve vendore.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje banorëve të zonave të prekura të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin zonat me rrezik përmbytjeje apo rrëshqitjeje dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

gijotina.com/

The post Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra appeared first on 27.

Read more

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të Kryedemokratit? –

Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës –

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan –

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan –

Të Lidhura

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të Kryedemokratit? –

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të Kryedemokratit? –

nga 27
11:44 | 05/03/2026
0

Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama, ku disa prej ministrave morën poste të reja dhe tre të tjerë...

Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës –

Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës –

nga 27
11:40 | 05/03/2026
0

Një pensionist ka dalë në protestë këtë të enjte para Parlamentit, aty ku po zhvillohet seanca plenare. I vetëm, me...

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan –

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan –

nga 27
11:36 | 05/03/2026
0

Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë një seance dëgjimore në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ku një veteran i...

11:26 | 05/03/2026
0

Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë një seance dëgjimore në Senatin e Shteteve të Bashkuara, ku një veteran i...

Para
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve –

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të Kryedemokratit? –

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të Kryedemokratit? –

11:44 | 05/03/2026
Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës –

Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës –

11:40 | 05/03/2026
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan –

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan –

11:36 | 05/03/2026
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan –

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan –

11:26 | 05/03/2026
Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar –

Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar –

11:24 | 05/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të Kryedemokratit? –
  • Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës –
  • “Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan –
  • “Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan –
  • Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar –
  • Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të Kryedemokratit? –
  • Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com