Modelja Kosovare Miki Lushtaku ka qenë e vetmja shqiptarje cila merr pjesë në javën e modës në Gjeneve “Geneva Fashion Week” duke u prezantuar kështu me koleksionin e fundit të veshjeve për sfilata atje.
Së fundi Lushtaku ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e veshjeve “Eliana’s” ku Miki do jetë imazh mbrojtës për të reklamuar veshjet glamuroze të tyre.
Ndonëse jo shumë aktive në ekranin shqiptar, bukuroshja ka tërhequr jo pak vëmendjen në mediat zvicerane.