Një vrasje horror është shënuar në SHBA, në fabrikën e General Motors në Oakland të SHBA-së, ku autori i krimit është një shqiptar.
Mediat amerikane shkruajnë se 48-vjeçari Astrit Gjon Bushi sulmoi dhe vrau kolegun e tij, Gregory Robertson i cili punonte si pastrues në fabrikën e General Motors.
Astrit Bushi u gjet nga policia duke qëndruar disa metra larg vendngjarjes, ndërsa Robertson u gjet i mbytur në gjak dhe pa shenja jete, tha Sherifi i Qarkut Oakland Michael Bouchard në një njoftim për shtyp.
Ngjarja ndodhi rreth orës 1:37 të mëngjesit të së enjtes. Robertson kishte punuar në fabrikë për rreth shtatë muaj, sipas zyrtarëve. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.