Shqiptarët vazhdojnë të ikin! Eurostat: Rriten sërish aplikimet për azil – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët vazhdojnë të ikin! Eurostat: Rriten sërish aplikimet për azil

15:00 | 20/11/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas një ngadalësimi disamujor, aplikimet për azil kanë shënuar një tendencë të lehtë rritjeje në verë. Të dhënat e Eurostat bënë të ditur se në muajin gusht u shënuan gjithsej 590 kërkesa për azil në gusht, duke shënuar nivelin më të lartë që nga muaji maj.

Gjithsesi, kërkesat për azil vijojnë të mbeten të ulëta në raport me vitet e mëparshme. Sipas Eurostat, për periudhën janar-gusht u regjistruan gjithsej 4900 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë, me një rënie prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe pothuajse sa gjysma e vitit 2022, kur u shënua dhe niveli më i lartë i viteve të fundit.

Shtetet më të preferuara për azil mbeten Franca, e ndjekur nga Gjermania e Italia.

Read more

Vendimi i takon Kuvendit –

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

Ndërsa kanali i emigracionit përmes aplikimeve për azil ka ardhur në rënie, tendenca është për ikjen me leje pune. Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se numri i lejeve të qëndrimit për herë të parë të dhëna gjithsej nga shtetet e BE-së për shtetasit shqiptarë që duan të punojnë ka shënuar rritje të ndjeshme që pas pandemisë.

Në 2022 u arrit niveli më i lartë rekord, të paktën prej nga viti 2013 që raportohen të dhënat, në 21 mijë. Në 2023 u dhanë 17.6 mijë leje. Ndërkohë që aplikimet për azil në 2023 ishin rreth 9.1 mijë.

Në vetëm dy vjet, shtetet e BE-së kanë dhënë gati 39 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë që kanë ikur për të punuar. Shifra e ikjeve përmes lejeve të punësimit është disa herë më e lartë sesa e aplikimeve për azil.

69 270 kërkesa për azil në gusht 2024 në BE

Në gusht 2024, 69 270 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, një rënie prej gati një çerek (24.8%) krahasuar me gushtin 2023 (92 055).

69 270 qytetarë jo të BE-së aplikuan për azil për herë të parë në vendet e Bashkimit Europian, një rënie prej 24.8 për qind krahasuar me gushtin e një viti më parë. Aplikimet përsëritëse patën një rritje prej 4.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë, duke regjistruar në total 6,285 aplikime.

Në gusht 2024, sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil (13 340 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (5 605) dhe venezuelasit (4 690).

Gjermania (18 425), Spanja (10 580), Franca (10 035) dhe Italia (9 620) vazhduan të marrin numrin më të madh të aplikimeve për herë të parë për azil, duke përbërë 70% të të gjithë aplikimeve për herë të parë në BE.

Shkalla totale e BE-së e aplikantëve për azil për herë të parë në gusht 2024 ishte 15.4 për njëqind mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2024), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (59.9), përpara Irlandës (31.5).

Gjithsej 2 980 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE, ku shumica e tyre vinin nga Siria (1 090), Afganistani (360), Egjipti (275) dhe Somalia (225).

Vendi i BE-së që mori numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishte Gjermania (715), e ndjekur nga Bullgaria (480), Holanda (440), Greqia (365) dhe Belgjika (230).

/Monitor.al/

Të Lidhura

Vendimi i takon Kuvendit –

Vendimi i takon Kuvendit –

nga 27
07:46 | 11/03/2026
0

Komisioni Europian ka reaguar pas interesimit të Report TV për opinionin e tyre, lidhur me vendimin e shumicës parlamentare për...

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

nga 27
07:32 | 11/03/2026
0

Dashi Duhet të tregoni shumë kujdes lidhur me problemet që do të shfaqen gjatë kësaj dite. Jeni në pritje të...

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

nga 27
00:58 | 11/03/2026
0

Ishte një natë për t’u harruar për Antonin Kinsky të Tottenhamit në ndeshjen  jashtë fushe të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Atlético...

Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

nga 27
00:26 | 11/03/2026
0

Ilan Berman, Zëvendëspresident i Këshillit Amerikan për Politikën e Jashtme, në Uashington DC, ka folur lidhur me rrezikun që paraqet...

Para
Masakra me 4 viktima në Shkodër, arrestohen për shpërdorim detyre 4 efektivë të “Shqiponjave”

Masakra me 4 viktima në Shkodër, arrestohen për shpërdorim detyre 4 efektivë të "Shqiponjave"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vendimi i takon Kuvendit –

Vendimi i takon Kuvendit –

07:46 | 11/03/2026
Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

07:32 | 11/03/2026
Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

00:58 | 11/03/2026
Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

00:26 | 11/03/2026
Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham –

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham –

23:22 | 10/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vendimi i takon Kuvendit –
  • Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve
  • Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –
  • Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –
  • Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham –
  • Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vendimi i takon Kuvendit –
  • Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com