Shqiptarët të ngrihen sot, ndryshe… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët të ngrihen sot, ndryshe… –

20:17 | 22/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

“Organet e reja të drejtësisë po veprojnë si polici e Sigurimit të Shtetit”, u shpreh ish-Kryeministri Sali Berisha, duke vijuar akuzat, ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që sipas tij rishkruajnë Kushtetutën në zyrat e tyre.

Berisha tha se një gjykatëse jep vendim për 70 qytetarë në një ditë, i dënon me burg dy muaj dhe nuk e zbardh vendimin as pas 70 ditësh, sepse urdhërohet që të mos zbardhë vendimin, në një kohë kur ligji e detyron brenda 48 orësh vendimin.

“Në këtë vend dhe në këtë kohë, gjykatës dhe prokurorë mercenarë, i marrin pushtetin Parlamentit.

Imagjinoni se cila është situata. Kushtetuta përcakton atribut parlamentin, kurse mercenarët në prokurori dhe gjykata, njëlloj si dikur në zyrat e hetuesisë së Sigurimit të Shtetit, vendosin për atë që duhet të vendosë parlamenti.

Ua them këtë për të kuptuar se në çfarë situate dramatike është Shqipëria sot”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u ndal edhe te protesta  1-mujore e deputetëve të opozitës, të cilëve iu mohohen të drejtaty kushtetuese.

“Krijimi i komisionit hetimor, në rrafshin e të drejtës kushtetuese, është një veto që sovrani i jep pakicës. i jep një veto që nuk e pyet shumicën. Nuk ia jep një deputeti, por ua jep 35 deputetëve së bashku.

Por kur firmosin 35, ata në atë komision janë të pavarur, varen nga ligji dhe Kushtetuta. Prandaj ishte jehona e jashtëzakonshme e episodit në parlament.

Por sot është koha e shembullit, është koha të përballemi me të gjitha mundësitë dhe mënyrat me një narkodiktator, i cili konfiskon Kushtetutën. Konfiskon të drejtat kushtetuese të opozitës.

Ndaj dhe çfarëdo që jemi dhe kudo që jemi, ne duhet të nxisim revoltën. Ju them këtu, beteja jonë është pa kthim. Nuk ka kthim!

Ne kemi dalë në fushë dhe ne nuk kthehemi mbrapa. Ne do fitojmë. Por rëndësi të jashtëzakonshme ka që çdo intelektual, çdo i ri, çdo student, çdo grua, çdo burrë, të dalë në arenë, të përballemi me këtë të keqe.

Nuk ka të keqe si kjo. Në 32 vite nuk ka ndodhur kurrë që qeveria t’i përcaktojë opozitës pëfaqësuesin. Shqiptarët duhet ët kuptojnë se te Edi Rama është zgjuar Spiro Koleka, është zgjuar xhelati Kristaq Rama që firmoste varjen e njerëzve në vitin 1988. Dhe tani nuk njeh asnjë të drejtë.

Ne e kemi nisur betejën me një vendosmëri absolute dhe do e fitojmë”, tha Berisha.

Kreu demokrat bëri edhe një paralajmërim mbi atë se çfarë mund të ndodhë pas 1 viti nëse shqiptarët nuk do të ngrihen sot kundër regjimit të Edi Ramës.

“Nëse ne nuk ngrihemi sot, ju garantoj se pas një viti, këto që i rreshtuam me shumë të drejtë dhe shumë përgjegjësi e vërtetësi para shqiptarëve, këto do dyfishohen për keq dhe më shumë.

Ajo e keqe, që e ka emrin Edi Rama, nuk ka të ndalur. Dhe ai përbën sot të keqen më të madhe për shqiptarët, pas Enver Hoxhës.

Kjo është thirrja ime për ju, për intelektualët shqiptarë, për studentët e ndëshkuar, paguajnë tarifat më të larta në Europë, vitin tjetër më të larta do i keni.

Koha është të kalojmë në veprim, secili aty ku është të bëjë atë që mund të bëjë, duke i thënë vetes se duhet të bëj diçka për të shpëtuar këtë vend, kundër këtij njeriu.

Kjo betejë është pa kthim, kjo betejë është e destinuar për fitore. Dhe ne do e fitojmë.

Por kjo kërkon një angazhim sepse kjo është një diktaturë, dhe ai që nuk e koncepton këtë si diktaturë, mashtron veten”, tha Berisha.

Read more

Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron dhe bashkëshorten e tij –

Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj –

Rrëshqitje gurësh në rrugët e Kukësit, disa fshatra pa energji nga reshjet e shiut –

Sulmi me raketa në Venezuelë, presidenti i Kolumbisë: Akt i papranueshëm –

Të Lidhura

nga 27
10:37 | 03/01/2026
0

Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj disa vendeve në Venezuelë, duke përfshirë bazat ushtarake në vend. Shpërthime të fuqishme...

Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj –

Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj –

nga 27
10:27 | 03/01/2026
0

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën në qytetin e Vlorës. Për pasojë janë arrestuar dy të...

Rrëshqitje gurësh në rrugët e Kukësit, disa fshatra pa energji nga reshjet e shiut –

Rrëshqitje gurësh në rrugët e Kukësit, disa fshatra pa energji nga reshjet e shiut –

nga 27
10:17 | 03/01/2026
0

Reshjet e shiut dhe era kanë sjellë rrëshqitje gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore nacionale në Qarkun Kukës. Sipas...

Sulmi me raketa në Venezuelë, presidenti i Kolumbisë: Akt i papranueshëm –

Sulmi me raketa në Venezuelë, presidenti i Kolumbisë: Akt i papranueshëm –

nga 27
10:01 | 03/01/2026
0

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka dënuar sulmin me “raketa” ndaj Karakasit, pasi shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin venezuelian. Presidenti Nicolas Maduro...

Para
Zbardhen rolet e Ervin Matës, Eralbi Breçanit dhe të tjerëve/ Ja për kë mblidhte vota Dedan Gjoni –

Zbardhen rolet e Ervin Matës, Eralbi Breçanit dhe të tjerëve/ Ja për kë mblidhte vota Dedan Gjoni -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron dhe bashkëshorten e tij –

Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron dhe bashkëshorten e tij –

10:37 | 03/01/2026
Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj –

Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj –

10:27 | 03/01/2026
Rrëshqitje gurësh në rrugët e Kukësit, disa fshatra pa energji nga reshjet e shiut –

Rrëshqitje gurësh në rrugët e Kukësit, disa fshatra pa energji nga reshjet e shiut –

10:17 | 03/01/2026
Sulmi me raketa në Venezuelë, presidenti i Kolumbisë: Akt i papranueshëm –

Sulmi me raketa në Venezuelë, presidenti i Kolumbisë: Akt i papranueshëm –

10:01 | 03/01/2026
I shpallur në kërkim për drogë, pranga 35-vjeçarit në Malësi të Madhe –

09:53 | 03/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron dhe bashkëshorten e tij –
  • Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj –
  • Rrëshqitje gurësh në rrugët e Kukësit, disa fshatra pa energji nga reshjet e shiut –
  • Sulmi me raketa në Venezuelë, presidenti i Kolumbisë: Akt i papranueshëm –
  • I shpallur në kërkim për drogë, pranga 35-vjeçarit në Malësi të Madhe –
  • Familje të izoluara në disa akse rrugore të Shkodrës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron dhe bashkëshorten e tij –
  • Vlorë/ Të shtëna në ajër gjatë një konflikti, arrestohen dy të rinj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com