Në Shqipëri nuk kemi shëndetësi falas, çdo e gjë e thënë ka mbetur vetëm në letër!
Shqiptarët përballen me kosto të larta të shpenzimeve shëndetësore direkt nga xhepi i tyre. Kështu thuhet në e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Raporti theksonte se në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga shpenzimet e qeverisë nga buxheti i shtetit.
Madje ne mbajmë rekord krahasuar me rajonin dhe vendet e Europës.
Por, si qëndron çështja në realitet, pse jemi në këtë situatë, çfarë ndikimi real ka kjo mbi qytetarët dhe si është shërbimi shëndetësor në Shqipëri?
Për të dhënë më të qartë panoramën e kësaj situatë Gijotina.com ka kontaktuar eksperten e ekonomisë Romina Radonshiqi dhe përfaqësuesin e Qëndresës Qytetare, Rigels Xhemollarin.
Të pyetur nëse në Shqipëri është arritur premtimi për të patur shëndetësi falas, Radonshiqi dhe Xhemollari përgjigjen që “jo”, për aq kohë sa pagesa për sigurimet shëndetësore vazhdon të rritet.
Në këtë pikë ekspertja e ekonomisë thekson se pavarësisht premtimeve, buxheti i shteti i dhënë për këtë zë nuk është në nivelin që duhet të jetë, sidomos nëpër rrethe. Sipas saj, qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe po investojnë më shumë për kujdesin ndaj shëndetit, por shpenzimet iu shkojnë dyfish pasi në fund detyrohen të shkojnë në spitalet private, kostot e të cilëve janë shumë më të larta se paga mesatare.
“Qytetarët shqiptar paguajnë sigurime shëndetësore për të marrë shërbim mjekësor kur kanë nevojë, kjo do të thotë që mjekësia nuk është plotësisht falas.
Buxheti i dedikuar shëndetësisë nga ana e qeverisë nuk ka qenë aq i lartë sa kërkohet që të investohet në shëndetësi, sepse spitalet rajonale kanë nevojë për me tepër investime me qellim që çdo qytetar i Shqipërisë kudo ndodhet të marrë shërbimin mjekësor njëlloj si në Tiranë.
Në vitet e mëparshme, familjet shqiptare kur hartonin buxhetin familjar, kujdesin shëndetësor e vendosnin me një shumë të ulet monetare, por pandemia ka ndërgjegjësuar qytetaret për kujdes te shtuar shëndetësor dhe si pasojë çdo muaj shqiptaret kanë rritur shumën monetare të planifikuar. Arsyet pse shqiptarët shpenzojnë shumë për kujdesin shëndetësor vjen sepse më së shumti i drejtohen spitaleve private, dhe kosto e faturave ne spitalet private është e lartë nëse krahasojmë me pagën mesatare”, shprehet Radonshiqi.
Ekonomistja thotë se “Arsyeja e frekuentimit të spitaleve private dhe me kosto të lartë është: 1. Mungesa e investimeve ne aparatura dhe infrastrukture në spitale rajonale. 2: Korrupsioni i mjekeve ne urgjenca dhe spitalet publike”.
Mungesa shërbimesh edhe në QSUT
Këtë pikë e theksoi edhe zoti Xhemollari. Ai shprehet se nëpër rrethe ndodh që qytetarëve mos t’iu jepet farë shërbim shëndetësor publik pasi mungojnë mjekët dhe pajisjet e nevojshme. Sipas tij situatë është edhe më alarmante në realitet, sepse edhe tek QSUT shpesh disa aparatura të rëndësishme nuk funksionojnë dhe mungojnë medikamente të rëndësishme, siç janë ato të kimioterapisë.
“Shqiptarët paguajnë më shumë nga xhepi i tyre për shëndetësinë në raport me vendet e rajonit dhe Europës pasi ndikojnë disa faktorë si kostot e larta të medikamenteve, mungojnë më së shumti në reparte të ndryshme të QSUT, por edhe në spitalet rajonale siç janë medikamentet që përdoren për kimioterapi.
Mungojnë aparaturat për skanerë dhe kontrolle, të cilat edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit para tre muajsh i ka evidentuar në mungesë ose në mos përdorim dhe sigurisht këto barna apo këto ekzaminime qytetarët i sigurojnë ose në spitale private, ose në farmaci private, ose jashtë vendit. E kundërta ndodh me zyrtarët e lartë të Shqipërisë që kur sëmurën shteti iu mbulon të gjitha shpenzimet ekzaminimeve duke filluar që nga presidenti, qeveria, prokurorë edhe me radhë”, u shpreh përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare.
Shtimi i shpenzimeve po varfëron shqiptarët
Ekspertja e ekonomisë shprehet se situata aktuale nuk është aspak e mirë, sepse shpenzimet që shtohen në shëndetësi, po varfërojnë qytetarët. Si pas saj kjo vjen nga mungesa e besimit që qytetarët kanë tek spitalet publike, mungesa e pajisjeve dhe emigrimi i mjekëve specialist. Këtë Radoshniqi e thekson si një problematikë që po thellohet dhe nuk po zgjidhet.
“Qytetarëve shqiptarë po i kthehet kujdesit ndaj shëndetit në një kosto të lartë dhe ndjehen te pasigurtë sepse dimë që niveli i varfërisë është rritur për shkak të dy krizave dhe qytetarët po përballen me një kosto të lartë jete. Mungesa e parave apo destabiliteti financiar i familjeve krijon kosto dhe për shëndetin e tyre duke mos marrë gjithmonë një shërbim cilësor. U pa që gjatë pandemisë edhe pse shëndetësia ishte falas shume qytetarë u detyruan të merrnin hua apo të shpenzonin kursimet e tyre.
Pasojat e kësaj situate janë: 1. Shpenzime të larta për kujdes shëndetësor në spitale apo klinika private që jo gjithmonë shoqërohet me performancë të lartë 2. Mungese besimi ne spitale publike për shkak të problemave: 3. mungesa e mjekeve dhe infermierëve profesionist pasi kane emigruar ; 4. shërbim jo gjithmonë cilësor për shkak të mungesës së pajisjeve”, theksoi ajo.
Duke marrë shembull Malin e Zi si një vend fqinj dhe më i vogël se Shqipëria, Xhemollari tregon paradoksin e madh që ndodh në vendin tonë dhe shprehet se është e patolerushme që shqiptarët në raste probleme shëndetësore detyrohen të marrin kredi, apo të shesin pronat.
“Që do të thotë shqiptarët paguajnë më shumë dhe marrin më pak mbrapsht në raport me rajonin, sepse edhe tabela e OBSH e tregonte që Mali i Zi një vend i vogël iu ofronte qytetarëve 70% të shpenzimeve shëndetësore nga buxheti shteti dhe vetëm 30% ata i paguajnë nga xhepi i tyre.
Në Shqipëri ndodh e kundërta dhe kjo sigurisht që ndikon në koston e jetesës, në varfërimin e popullatës dhe sigurisht në zhvillimin e qëndrueshëm të tyre. Pasi, në qoftë se do të paguanim 60% nga xhepi për shëndetësinë patjetër që ne do të varfërohemi, sepse në momentin që do të kemi një problem shëndetësor detyrohemi të marrim kredi, të shesim prona dhe ulet niveli ekonomik”, theksoi ai.
Duhen organizime dhe reagime
Më tutje ai dha një pasqyrim se kemi një situatë të tillë në Shqipëri, duke vënë theksin tek mungesa e organizim, i kontrollit që duhet të bëjnë instancat përkatëse. Ndërsa theksoi se shumë raste qytetarët drejtohen në privat edhe pse paguajnë shumë shtrenjtë, sepse disa shërbime nuk i gjejnë në shtet.
Sakaq ai ngre pyetjen se pse kemi mangësi kur çdo vit diplomojmë mijëra mjekë dhe infermierë, duke thënë që në këtë rast duhet me patjetër reagim dhe kërkesë llogarie nga vetë qytetarët.
“Qytetarët po braktisin shërbimin në spitalet publike jo vetëm për faktin që paguajnë më shumë nga buxheti i tyre, por paguajnë më shumë sepse spitalet private ofrojnë shërbime që shteti nuk t’i ofron, dhe ky është një ndër pasojat e mos ofrimit të shërbimit nga shteti ynë.
Madje kujtojmë këtu që mund të kemi fshatra apo qytete të cilat jo vetëm që paguajnë nga xhepi por nuk iu ofrohet aspak shërbim shëndetësor, sepse iu mungojnë mjekër specialistë, iu mungojnë aparaturat, skaneri, ekot, imazheristët e me radhë. Këtu kemi një paradoks që duhet ta theksojmë.
Ne nuk mundet si të mos kemi përgjegjëse ministrinë e linjës, kur ne diplomojmë 2500 infermierë në vit, rreth 500 mjek në vit, pa llogaritur privatin dhe sërish ne mbetemi pa mjek.
Kjo do të thotë që nuk ka planifikim, nuk ka stimuj, nuk ka organizim dhe gjithçka është përqendruar në Tiranë. Madje, edhe laboratorët e spitalet më të mëdha private janë në Tiranë.
Përderisa nuk ka reagim qytetarët, reagim politike apo reagim të institucioneve duket që qytetarët po detyrohen të përballojnë këtë situatë dhe nuk po reagojnë, sado që t’iu rëndohet xhepi”, u shpreh Xhemollari.
Reformim urgjent
Në përfundim ai tha se shpenzimet shëndetësore për qytetarët shqiptarët vazhdojnë të rriten edhe pas pandemisë, çka i shton një barrë të rëndë mbi shpenzimet e larta të qirave dhe ushqimeve.
“Por, e vërteta është kjo që neve sigurimet shëndetësor na janë rritur dhe po paguajmë më shumë në shtet, po paguajmë më shumë nga xhepi jonë në përditshmëri në privat dhe kostoja e jetesës po na rëndohet. Përveç rritjes së çmimeve të ushqimeve, të qirasë, kjo e shëndetësisë është një kosto tjetër shtesë që më shumti ka rënduar në vitin 2021, sipas raportit, por jo se nuk vijon të rëndojë edhe në vitet në vijim”, i shpreh Xhemollari.
Në këtë situatë që jemi ekspertja e ekonomisë, Radoshniqi shprehet se sistemi shëndetësor ka nevojë për një reformim, në të kundërt gjendja do të shkojë drejtë kaosit.
“Për të eliminuar korrupsionin në shëndetësi duhet patjetër një reformë ku stafi të shpërblehet monetarisht, të trajnohen sipas modeleve Europiane me qëllim rritjen e performancës ne vendin e punës, buxhet më të lartë në këtë fushë që ndikon në cilësinë e jetesës se qytetarëve. Shqiptarët meritojnë kujdes shëndetësor cilësorë njësoj si qytetarët Europian”, theksoi ajo.