Shqiptarët fluks kërkesash për azil dhe në Greqi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët fluks kërkesash për azil dhe në Greqi –

10:17 | 09/12/2022
në Aktualitet
0

Read more

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje –

Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –

Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –

Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama –

Kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë mbeten të larta edhe në Greqi krahas Britanisë së Madhe dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian si Gjermania, dhe Franca. Sipas të dhënave të Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit në dhjetë muajt e parë të këtij viti 1113 kërkesa për azil u paraqitën nga shtetasit shqiptarë në qendrat rajonale greke të azilkërkuesve.

Shqiptarët sipas këtyre të dhënave përbënin rreth 4% të kërkesave për azil të bëra nga shtetasit e vendeve të treta të cilat shënonin rreth 28.055, gjithësejt. Pjesën më të madhe të aplikimeve për azil në Greqi e zënë shtetasit nga Afganistani, Siria dhe Pakistani të cilët kanë edhe numrin më të lartë të njohjeve të azilit.

Sipas të dhënave të Ministrisë greke për Migracionin dhe Azilin shqiptarët përbëjnë kategorinë me numrin më të vogël të njohjeve, pasi vetëm 0,18% në kategorinë “a” dhe 0,80% në kategorinë “b” kanë arritur të përfitojnë azil 10 muajt e vitit 2022. Kjo, pasi Greqia prej disa vitesh e konsideron Shqipërinë si “vend të sigurtë” dhe ka gjithnjë e më pak mundësi që shtetasit shqiptarë të referohen në azil.

Sipas vetë emigrantëve shqiptarë që aplikojnë për azil në shumë raste kërkesat e tyre lidhen me shmangien e deportimit drejt Shqipërisë. Ndërkohë shqiptarët renditen të tretët në 10 kombësitë me apelimet që u janë bërë rasteve kur u është refuzuar azili mbi bazë të kërkesave të paraqitura këtë vit, apo vitin e kaluar.

Sipas Ministrisë greke të Migracionit dhe Azilit 1.156 shtetas shqiptarë i apeluan vendimet për refuzimin e azilit dhe përbënin 10% te totalit te apelimeve të të huajve (13.614 gjithësejt) në dhjetë muajt e këtij viti. Ndërkohë, të dhënat e sapopublikuara nga Ministria greke e Emigracionit për të huajt e rregullt të pajisur me lejeqëndrimi në Greqi flasin se në tetor numri i shqiptarëve ishte 291.005 persona të cilët përbëjnë 61,24% të 475.225 të huajve të rregullt në Greqi.

Ky numër është dukshëm më i ulët se tetori i një viti më parë ku sipas statistikave të Ministrisë greke të Migracionit 428. 899 shtetas shqiptarë figuronin me leje qëndrimi dhe përbënin 63% të të huajve të rregullt në Greqi. Ministria greke e emigracionit ka pohuar se në lidhje me kërkesat fillestare të paraqitura brenda vitit 2020, vendet kryesore të origjinës së emigrantëve të rregullt për të cilët janë lëshuar lejet e qëndrimit ishin Shqipëria, Kina dhe Pakistani.

Për kërkesat e paraqitura në vitin 2021 lejet janë dhënë, kryesisht për shtetas të Shqipërisë, Gjeorgjisë dhe Pakistanit, ndërsa për kërkesat fillestare që janë depozituar në 10 muajt e parë të vitit 2022 në shtetet me më shumë persona që kanë pëprfituar lejet e qëndrimit janë shtetasit e Shqipërisë, Rusisë dhe Kinës. / VOA

Të Lidhura

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje –

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje –

nga 27
14:02 | 25/03/2026
0

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Schramberg, Gjermani dhe një nënë dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur...

Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –

Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –

nga 27
13:46 | 25/03/2026
0

Raciste dhe korruptive e quajti kryetari i PD-së, deklaratën e Komisioneres për  Zgjerimin, Marta Kos dje në një intervistë për Politico kur...

Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –

Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –

nga 27
13:38 | 25/03/2026
0

Raciste dhe korruptive e quajti kryetari i PD-së, deklaratën e Komisioneres për  Zgjerimin, Marta Kos dje në një intervistë për Politico kur...

Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama –

Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama –

nga 27
13:32 | 25/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama, se ka shndërruar dy nga klubet më të mëdha...

Para
Aksidenti me 2 viktima, policia i njofton masën e arrestit shoferit –

I riu përplas me derën e makinës çiklistin në Berat, dërgohet te... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje –

Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje –

14:02 | 25/03/2026
Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –

Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –

13:46 | 25/03/2026
Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –

Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –

13:38 | 25/03/2026
Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama –

Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama –

13:32 | 25/03/2026
Të lirohen urgjentisht, ose protesta para ambasadës serbe –

Të lirohen urgjentisht, ose protesta para ambasadës serbe –

13:29 | 25/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje –
  • Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –
  • Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –
  • Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama –
  • Të lirohen urgjentisht, ose protesta para ambasadës serbe –
  • FOTO/ Drejt ëndrrës për Botërorin 2026, kombëtarja shqiptare mbërrin në Varshavë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar aksidentohen për vdekje –
  • Deklaratat e Marta Kos janë raciste dhe korruptive –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com