Shqiptarët e Turqisë rigjejnë rrënjët në Krujë pas 500 vjetësh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët e Turqisë rigjejnë rrënjët në Krujë pas 500 vjetësh

11:45 | 23/05/2016
në Gossip
0

35 shqiptarë të Turqisë në kërkim të rrënjëve të tyre në Shqipëri dhe në Kosovë. Secili nga ta rrëfen një histori familjare sesi të parët braktisën trojet dhe u shpërngulën në Turqi. Shumë pak nga ta dinë të ndërrojnë ndonjë fjalë shqip, por shqiptarinë thonë se e kanë në zemër.

Janë tridhjetepesë veta, shtetas të Turqisë, janë nisur në kërkim të rrënjëve të të parëve të tyre për në Shqipëri dhe Kosovë. Nga të parët e tyre iu transmetua gjeneratë pas gjenerate se janë shqiptarë, se vijnë nga ai apo nga ky vend, pjesë e trojeve shqiptare.
Malli për atdheun që ata panë te paraardhësit e tyre i shtyri të nisën në kërkim të rrënjëve, bazuar në ato që iu folën stërgjyshi -gjyshit, babai, nëna, e që u përcollën deri te gjenerata më e re që sot jeton në Turqi.
Shumë pak prej tyre dinë të ndërrojnë ndonjë fjalë shqip. Ata që kuptojnë dhe mund të zhvillosh një bisedë deri diku janë të rinjtë që kanë filluar të ndjekin kurse të gjuhës shqipe, e që po mbahen në kuadër të Qendrës Kulturore në Stamboll, e hapur nga Ministria e Diasporës e Kosovës (MDK).
Secili nga ta rrëfen një histori familjare sesi të parët braktisën trojet dhe u shpërngulën në Turqi. Të jesh pjesë e ekipit të tyre për të vizituar vendet më domethënëse të historisë shqiptare, si: Kalaja e Krujës, e Shkodrës, Durrësin e vjetër, objektet e kohës antike…, ku gjurmët e identitetin kombëtar shihen dhe tregojnë të kaluarën e organizimit shtetëror shqiptar që u sulmua nga romakët, turqit, sllavët, por mbijetojnë me mure e rrënoja për t’iu dëshmuar pasardhësve një të kaluar, nga koha kur gurët nisën të mblidhen dhe bëhen mure, e pastaj kala, e shtete të zhvilluara, nuk të sjell vetëm kënaqësi, por edhe dhimbje teksa sheh fytyrat e tyre që me nostalgji shikojnë monumentet, flasin e mendojnë si ishte këtu dikur, si flisnin dhe jetonin të parët e tyre.

Krujën e viziton shqiptari që familja iu shpërngul në Turqi më 1480

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Arritja në Kalanë e Krujës është më emocionuese për Mustafa Arnabudoğlu që jeton në qytetin Sinop ku familja e tij u shpërngul para 536 vjetësh.
Por, historia e familjes së tij lidhet me kohën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Familja e tij ishte shpërngulur në vendin e quajtur Trabzon në Turqi vetëm 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, pra në vitin 1480.
“Në vitin 1480 të parët e mi kanë shkuar në Trabzon. Kam hulumtuar në arkiva dhe kam hasur në të parët e mi, madje dhe në kohën kur nuk kishte letërnjoftime dhe përshkruhej personi, një nga paraardhësit e mi ishte përshkruar fytyra duke iu veçuar mjekra ngjyrë të verdhë. Sot fëmijët e mi kanë sytë e kaltër”, rrëfen ai teksa tregon anëtarët e familjes me sy të kaltër, si një nga tiparet që merret për prejardhjen shqiptare.
Arnabudoğlu thotë se familja e tij është nga një vend në trekëndëshin Shkup-Tetovë-Kosovë, që dyshohet rrethi i Kaçanikut, pra saktë nuk ka arritur ta gjejë vendin, ndërsa tregon se i pari i tyre që më 1480 kishte arritur në Trabzon, ishte martuar me një grua nga rrethi i Malit të Zi apo Bosnja që ishin shpërngulur po ashtu nga turqit në atë vend.
Ai nuk arrin të numërojë fotot që ia bën Skënderbeut brenda në Kala dhe gjithë eksponateve tjera të vendosura në muze. Secili nga ta po dëgjon me vëmendje drejtorin e Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti” dhe Muzeu Etnografik “Kalaja e Krujës”, Mehdi Afizi, teksa tregon për historinë e Skënderbeut dhe figurave tjera të kohës së tij, e më përpara.

Kërkojnë fshatrat e të parëve në Shqipëri e Kosovë, ato u kanë mbetur në Serbi e Greqi

Shumica nga ta nuk e dinë saktë nga i kanë të parët, por kanë vendosur t’i gjejnë vendbanimet nga i kishin.
Ramazan Çakmak vjen nga vendi i quajtur Tokak në Turqi. Ai thotë se do të shohë fshatin nga i cili babai i tij i tregoi se si familje ishin shpërngulur në vitin 1903.
“Fshati quhet Qyqallë, ky fshat më kanë thënë se është në Kosovë, dua të shkoj dhe ta shoh fshatin dhe mos kam ndonjë kushëri atje”, përgjigjet dhe pyet njëkohësisht ai.
Fshati Qyqallë historikisht është një fshat në rrethinat e Nishit në Serbi dhe familje me këtë mbiemër Qyqalla në Kosovë ka në fshatin Bardh të Madh të komunës së Fushë Kosovës dhe disa vende tjera të shpërndarë nëpër Kosovë.
Kur e kupton këtë Çakmak, ëndrra e tij dhe shpresa me të cilën ishte nisur nga Turqia për të prekur dheun e fshatit të tij shuhet. Ai e kuptoi se ai vend shqiptar tashmë s’i takon Kosovës, por Serbisë.
Gyl Ceylani është po ashtu shtetase turke me prejardhje shqiptare dhe po ashtu thotë se nuk e di vendin e lindjes së të parëve. Por, thotë se është nga Kosova, një fshat që e quan Ivajë.
“Një fshat e di e quajnë Ivajë. Kaq më kanë thënë prindërit e mi se dinë. Ku është fshati Ivajë dua të shkoj”, thotë ajo, me një shqipe paksa të rënduar, por tregon se prindërit i flasin shqip ende mirë dhe jetojnë në Bafër.
“Unë dua ta mësoj shqipen, të flas dhe të shkruaj më mirë, të ruaj identitetin kombëtar. E kam filluar qe katër-pesë muaj kursin për mësimin e shqipes”, thotë ajo.
Ajo thotë se vizitën po e përjeton me shumë emocion.
“Madje, nuk kam fjetur nga gëzimi, e kemi një grup të përbashkët dhe kam shkruar aty se nuk më zë gjumi,ju thosha se nuk më zë gjumi. Tek ne thonë: ‘Kur nuk të zë gjumi numëroji delet që kërcejnë mbi gardh’. Unë shkrova se numërova deri në 88 po nuk më zuri gjumi se kam për të shkuar në Shqipëri dhe në Kosovë”, rrëfen ajo.

Shqiptarët e Turqisë po zgjohen

Ömer Haydari flet shumë rrjedhshëm shqip. Ai është i emocionuar për vizitën në Krujë.
“Kruja nuk e kam ditur se është kaq e bukur. Po të vija vetë do të mund ta kaloja dhe mos ta vizitoja”, thotë ai.
Familja e tij ka emigruar në Turqi më 1958 nga Shala e Bajgorës.
“Prej familjes sonë është shpërngulur gjyshi dhe gjyshja, Gjyshi kishte pasur shtatë fëmijë, por dy djem i kanë mbetur në Kosovë, sepse njëri ishte i martuar dhe atij i vonohej procedura e dokumenteve, kurse tjetri ishte 20 vjeç, i pamartuar, por prapë i vonoheshin dokumentet”, rrëfen ai ndarjen e familjes shqiptare – babait me fëmijët e vëllezërit mes tyre, përgjithmonë.
“Babës i mbetën dy vëllezër në Kosovë”, thotë ai, derisa tregon se familja e nënës ka mbetur në Prishtinë dhe në Podujevë.
Haydari tregon se te shqiptarët e Turqisë ka nisur të ngrihet vetëdija për të kaluarën historike të tyre dhe këtë ia dedikon sidomos ambasadorit shqiptar Genc Muçaj, që, sipas tij, po kontribuon shumë për shqiptarët në Turqi.
Ai thotë se tashmë në Turqi po formohen dhe shoqata. Në Bursë është formuar shoqata, në mars 2016, dhe quhet “Shoqata kulturore shqiptare”.
“Politika e Rankoviqit ia arriti që në vitet 1957, 58, 59 ta largojë gjysmën e Kosovës, të asimilojë shqiptarët. Ne tani jemi duke menduar dhe vepruar si ta kthejmë këtë, së pari gjuhën t’ia mësojmë rinisë, traditën shqiptare, kulturën shqiptare dhe të jemi në kontakt me Shqipërinë dhe Kosovën”.
Me Shqipërinë thotë se ia kanë dalë, pasi që ambasadori Muçaj ai thotë se është në gjendje pa ndërprerë të komunikojë së paku me 3 mijë shqiptarë aktivë dhe në telefon, “viber”, në rrjete sociale… dhe të punojë në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Ne kërkojmë përkrahje nga shteti i Kosovës se shumica e të emigruarve në Turqi janë nga Kosova”, thotë Haydari për “Zërin”.
Arnavut Sefik mban shqiponjën në jakën e setrës së tij që ia ka dhuruar ambasadori shqiptar Muçaj, pasi kur i kishte pyetur se çfarë duan, Sefik i kishte thënë se e do shtetësinë shqiptare.
Ai është nga Kosturi i Greqisë dhe familja e tij ka emigruar në Turqi në vitin 1914.
“Prej Kosturi kanë dalë më 1914, krejt familja, gjyshi me vëllezër dhe me motra, dhe si kanë shkuar në Turqi gjyshin e kanë marrë ushtar menjëherë. Ai është vrarë më 1915 në Qanakala”, thotë Sefik, që zyrtarisht ka emër tjetër, por të gjithë në Yalova ku jeton e njohin si Arnavut Sefik, për shkak se gjithmonë ka dashur dhe do të dallohet se ka prejardhje shqiptare.
Thotë se babai i tij ka folur gjithnjë shqip, e po ashtu edhe nëna.
“Edhe mysafirët që na vinin nga Turqia flisnin shqip me babanë dhe nënën”.
Ai thotë se pastaj fëmijët nisën shkollën në turqisht.
“Babi dhe nëna më thoshin mësoje gjuhën, kurse unë u thoja se në Turqi po jetoj, pse ta mësoj”.
Tani thotë se është zgjuar vetëdija kombëtare për të ruajtur identitetin shqiptar. Ai thotë se s’ka qenë asnjëherë në Kostur.
“Kemi menduar se është në Shqipëri. Më vonë e mësuam se është në Greqi”, thotë ai.
Nuhi Erkurt në gjoks ka të varur një varëse me shqiponjë që nuk e heq atë asnjëherë. Ai flet pak shqip, pasi ka mësuar në kurs.
“Babai dhe nëna dinë shumë mirë shqip. Unë po shkoj në kurs, sepse jam shqiptar dhe dua të mësoj shqipen”, thotë Erkurt.
Thotë se babanë e ka nga Kaçaniku, i ikur në Turqi më 1957, kurse nënën e ka nga Shkupi.

Ëmbëlsira “Kabunia” servohet nga koha e Skënderbeut

Në Krujë, ata shijuan ëmbëlsirën e kohës së Skënderbeut.
Lulëzim Derveni, pronar i restorantit “Alba”, tregon se ofron veç ushqim tradicional. Në këtë restorant, shqiptarët e Turqisë po provojnë gatimet krejtësisht tradicionale të zonës që ofron restoranti, si: tava e dheut, tava e kosit, me spinaq, mish viçi, pulë me qull, disa lloje byreku, byrek me spinaq, byrek me hithra.
“Janë të zonës q me vite të tëra janë përcjellë nga banorët. Në restorant ofrojmë vetëm ushqim tradicional që përdoret në Krujë dhe rrethinë. Të gjitha perimet, djathin, mishin, rakinë i marrim nga banorët”, thotë Derveni.
Ai ka vendosur të shërbejë dhe një ëmbëlsirë që quhet “Kabunia” dhe është specialitet i zonës së Krujës. Sipas tij, kjo ëmbëlsirë daton që nga koha e Skënderbeut.
“Kjo ëmbëlsirë është përdorur dhe në kohën e tij e para tij”, thotë Derveni, duke treguar se është shumë karakteristike sepse prodhohet dhe nga mishi.
“Kjo prodhohet me mishin e qafës së dashit, prandaj është karakteristike dhe e veçantë. Ka shumë produkte dhe duhet kohë e gjatë për t’u gatuar. Nga qafa e dashit merret mishi, bëhet fije-fije, zihet shumë, i shtohet oriz, rrush i zi i thatë, kanellë, karafil kokërr (xhenxhefil), shtypet sepse ia jep ngjyrën kabunisë, sheqer, mjaltë, gjalpë dhe përbërësi kryesor lëngu i mishit të qafës së dashit që përdoret të zihet kabunia”, tregon ai për ëmbëlsirën që nga Skënderbeu që e përdor zona vetëm në ditë të veçanta.
Ymer Avdiu, udhëheqës i Divizionit për Arsim në Ministrinë e Diasporës së Kosovës (MDK), thotë për gazetën se kjo ministri për çdo vit organizon vizita të nxënësve, studentëve, studiuesve dhe pjesëtarëve të tjerë të diasporës, nga diaspora në vendlindje, ku hyn jo vetëm Kosova, por dhe vizitat në Shqipëri.
Avdiu thotë për “Zërin” se rëndësi i kushtohet sidomos diasporës së vjetër që jeton në Turqi dhe në Greqi.
“Nga këto dy vende, po ashtu, rregullisht kemi grupe që vizitojnë vendlindjen për çdo vit”, thotë ai, duke bërë të ditur se qëllimi i këtyre vizitave që financiarisht mbulohen nga MDK-ja në pjesën më të madhe është ruajtja e identitetit kombëtar të diasporës.
“MDK-ja ka për qëllim krijimin e lidhjes me vendlindjen dhe njohjen me të kaluarën historike e kulturore të vendit të tyre të prejardhjes”.
Tridhjetepesë shqiptarët e Turqisë erdhën në atdhe, Kosovë e Shqipëri, në një ekskursion 5-ditor të organizuar nga Ministria e Diasporës.
/Zëri/

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Princesha arabe që thyen barrierat fetare me stilin e saj (Foto)

Princesha arabe që thyen barrierat fetare me stilin e saj (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com