Edi Rama, ka folur këtë të shtunë nga Asambleja e PS-së, në lidhje me raportimet se Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në, nisur nga zhvillimet më të fundit politike në vend.
Edhe pse raporti theksonte se korrupsioni dhe pabarazia në zgjedhje janë disa nga faktorët që përbëjnë rrezik për integrimin e Shqipërisë, Rama e ka përgënjeshtruar teksa është shprehur se raporti i KE për Shqipërinë është i shkëlqyer dhe se negociatat nuk janë ndalur asnjëherë.
Ai ka vijuar me sulmet ndaj opozitës, teksa është shprehur se nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që e ndal këtë rrugëtim.
“Kjo e farsës ka nevojë të thuhet: e vërteta e thjeshtë është që negociatat me BE-në nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. T’u thuhet që raporti i KE për vendet anëtare është i shkëlqyer për Shqipërinë. T’u thuhet shqiptarëve që ne negociatat me BE-në do t’i mbyllim brenda mandatit tonë.
S’ka mërgatë qyqesh në Berlin që na ndal ne në këtë proces, s’ka mërgatë qyqesh në Bruksel që na ndal. Ata që i grabitën Shqipërisë kohën ta vazhdojnë të grabisin, ndërkohë që janë qindra njerëz në administratë që punojnë për çdo kapitull të negociatave.”, tha ai.
The post Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu! appeared first on 27.







