Shqipëria po plaket, të dytët në Europë pas Moldavisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria po plaket, të dytët në Europë pas Moldavisë

08:12 | 22/11/2022
në Shqiperi
0

Shqipëria renditet e dyta pas Moldavisë për ritmet e plakjes së popullsisë. Vetëm në dhjetë vite, shqiptarët e gjejnë veten mesatarisht 4.4 vite më të plakur, sa i takon moshës mediane.

Nga 33.2 vjeç që ishte mosha median në vitin 2012 ka arritur në 37.6 në vitin 2021, sipas INSTAT dhe Eurostat. Mosha mediane ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta. Dmth në fund të 2021-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën moshën 37.6 vjeç dhe gjysma tjetër mbi këtë moshë.

Ndërkohë, vendet e Bashkimit Europian janë plakur mesatarisht 2.2 vite gjatë periudhës 2012-2021, referuar Eurostat.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes. Dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031, thonë projeksionet e INSTAT.

Po sipas skenarit normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë shkon në 50.1 vjeç në 2050. Dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç, referuar projeksioneve të OKB-së.

Shqiptarët, 5 vite më të plakur në 10 vitet e fundit. Mosha mediane arrin 38.2 vjeç

Shqipëria, shumë shpejt pritet të arrijë moshën mesatare të Europës.

Mosha mediane popullsisë nisi rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit, sipas INSTAT mediana e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979-2022 mosha mediane është rritur me thuajse 18 vite.

Plakja e popullsisë vijoi me ritme të shpejta edhe këtë vit. Duke arritur në 38.2 vite, sipas Instat në raport me 37.6 vite që ishte në 2021.

Nga kryqëzimi i të dhënave të medianave, brenda një dekade (2012-2021) shqiptarët renditen të dytët më të plakurit në Europë, me rreth 5 vite diferencë. Sipas gjineve, mosha mediane e grave shqiptare arriti 39,1 vjet (mosha mediane nënkupton që 50% të grave janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë), ndërsa mosha mediane e burrave arriti në 37,3 vjet ose 2.3 vite më e ulët se grave.

Mosha e mediane e meshkujve në Shqipëri si kudo në botë është më e ulët se e femrave për shkak se kanë jetëgjatësi më të ulët.

Të dhëna të tjera të Eurostat treguan se ndonëse ende në moshë të re, Shqipëria po plaket me shpejtësi. Kjo për shkak të rënies së lindshmërisë dhe emigracionit të lartë të moshave të reja.

Popullsia shqiptare e grup moshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1% pikë përqindje, për periudhën 2014 -2021.

Për të njëjtën periudhë, ky tregues për vendet e Bashkimit Europian është reduktuar maksimalisht nga 0 në 1.8 pikë përqindje.

Shtetet më të moshuara të Europës

Aktualisht, vendet e Bashkimit Europian janë ndër më të vjetrit, me një moshë mediane prej 44.1 vitesh për 2021-in, referuar Eurostat. Ndër shtetet europiane, Moldavët janë të parët në renditje s ai përket ritmeve të plakjes me 5 vite diferencë në rreth një dekadë, për moshën mediane.

Spanja, pozicionohet e treta. Mosha mediane arriti në 44.7 vjeç në vitin 2021, duke u rritur me 3.9 muaj për të njëjtën periudhë, raporton Eurostat.

Nga krahu tjetër, vendet me ritme më të ulëta plakjeje janë Luksemburgu, Suedia dhe Malta.
Në Suedi, popullsia jo vetëm që nuk është plakur por është rinuar me 0.2 vite në thuajse një dekadë duke regjistruar moshën 40.6 vjeç në 2021.

I njëjti fenomen përsëritët dhe në Maltë ku mosha mediane për 2021 popullsia është rinuar me është 0.3 vite çka e bën vendin më pak të plakur të Bashkimit Europian në këto 9-10 vitet e fundit./Monitor

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
“Mundësi për takime”, ja surprizat që rezervon horoskopi për ju

“Mundësi për takime”, ja surprizat që rezervon horoskopi për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

00:58 | 11/03/2026
Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

00:26 | 11/03/2026
Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham –

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham –

23:22 | 10/03/2026
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:56 | 10/03/2026
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike –

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike –

22:28 | 10/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –
  • Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –
  • Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham –
  • Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
  • Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike –
  • E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –
  • Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com