Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria kanë përfunduar misionin e tyre në Turqi, ku dhanë ndihmën e tyre për nxjerrjen e personave të bllokuar nga tërmeti i 6 shkurtit.
Ekipet janë kthyer në Shqipëri pas 12 ditësh.
Numri i viktimave ka kaluar 45 mijë nga tërmetet në Turqi e Siri.
Mediat turke raportojnë se numri i përgjithshëm i viktimave në Turqi ka arritur në 39,672.
Qeveria siriane dhe OKB kanë njoftuar se më shumë se 5,800 njerëz kanë vdekur në Siri.