Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria nën “lupë” për Sazanin, institucionet e dobëta mbeten pengesë –

08:36 | 11/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish –

Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani –

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’ –

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare –

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2025, i publikuar nga Transparency International së fundmi vuri në dukje se institucionet e dobëta dhe prapambetja demokratike po nxisin korrupsionin dhe po tkurrin hapësirën e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke lënë rajonin në një nivel mesatar prej vetëm 34 pikësh nga 100 të mundshme.

Sipas raportit të posaçëm Rajoni i Ballkanit për një dekadë rresht nuk ka bërë hapa para me reformat. Korrupsioni po gjen terren për shkak të tkurrjes së hapësirës qytetare dhe kontrollit mbi institucionet e pavarura. Në rastin specifik të Shqipërisë, e cila vlerësohet me 39 pikë, raporti i këtij viti vendos gishtin në mungesën e transparencës në projektet strategjike të investimeve.

Një shembull konkret që përmendet në deklaratën zyrtare të CPI-së është rreziku i degradimit mjedisor në ishullin e Sazanit, ku procedurat e pakontrolluara dhe mungesa e konkurrencës e vënë pasurinë kombëtare në rrezik korrupsioni. Ky rast ilustron një tendencë më të gjerë rajonale ku qeveritë po pezullojnë rregullat e transparencës për t’u dhënë kompetenca të pakontrolluara projekteve me vlerë të lartë, duke gërryer besimin e publikut dhe duke e lënë mjedisin në mëshirë të interesave të investitorëve privatë.

Përqendrimi i pushtetit dhe ndikimi i tepruar mbi sistemin gjyqësor mbeten shqetësime kyçe, pasi këta faktorë po dobësojnë sistemin e kontrolleve dhe balancave që duhet të mbikëqyrin institucionet publike.

Ndërsa në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit vihet re një presion i shtuar mbi shoqërinë civile dhe mediat e pavarura, reagimi gjyqësor mbetet i pafuqishëm për të goditur abuzimet në nivele të larta.

Kjo situatë krijon paradokse ku, ndonëse ligjet miratohen, zbatimi i tyre sabotohet nga sulmet qeveritare ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që guxojnë të hetojnë anëtarë të kabineteve. Ky trend prapambetës në Ballkan bie në kontrast të fortë me zhvillimet në vende si Ukraina dhe Moldavia, të cilat, pavarësisht presioneve të forta gjeopolitike, po forcojnë verifikimin gjyqësor dhe po arrijnë dënime në raste politikisht të ndjeshme falë një shoqërie civile mjaft aktive, vë në dukje raporti.

Transparency International nënvizon se për Shqipërinë, progresi i ardhshëm do të varet tërësisht nga vullneti politik për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit dhe për të siguruar që burimet natyrore, si ato në zonat bregdetare, të mos trajtohen si mallra për shkëmbim pa mbikëqyrje publike.

Pa këto ndryshime rrënjësore, konvergjenca me standardet demokratike të Bashkimit Evropian do të mbetet një aspiratë e largët, ndërsa qytetarët do të vazhdojnë të mbeten të prekshëm ndaj abuzimit të pushtetit të rrënjosur që po favorizon një pakicë në dëm të interesit të përgjithshëm kombëtar./ Monitor

 

 

Të Lidhura

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish –

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish –

nga 27
23:00 | 04/03/2026
0

Një gol i shënuar herët nga Bukayo Saka në ndeshjen mes Brightonit dhe Arsenalit u mjaftoi “Topçinjve” për të marrë...

Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani –

Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani –

nga 27
22:22 | 04/03/2026
0

Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025-2026. Vllaznia siguroi kualifikimin...

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’ –

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’ –

nga 27
22:12 | 04/03/2026
0

Andrea Formiga, kirurg italian, drejtor i qendrës mjekësore CIBO në Milano për trajtimin e mbipeshës dhe obezitetit, është në hetim...

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare –

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare –

nga 27
21:20 | 04/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka promovuar sonte librin e tij të ri me titull “Në Sofrën e Hënës”, që përbehet nga...

Para
Kupa e Shqipërisë, ja 6 sfidat për ndeshjet e kthimit –

Çerekfinalet e Kupës/ Spektakël dhe emocione priten të dhurojnë derbi i kryeqytetit dhe supersfida e Elbasanit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish –

Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish –

23:00 | 04/03/2026
Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani –

Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani –

22:22 | 04/03/2026
Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’ –

Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’ –

22:12 | 04/03/2026
Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare –

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare –

21:20 | 04/03/2026
Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare –

Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare –

21:18 | 04/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish –
  • Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani –
  • Dy kirurgë në Itali në hetim për vrasje nga pakujdesia të pacientëve, në Tiranë në punë në spitalin ‘Trita Hospital’ –
  • Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare –
  • Pas librit “Kurban”, Rama boton librin ‘Në Sofrën e Hënës’, me fjalimet ne iftare –
  • Punonjësi i bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit, arrestohen 3 zyrtarë, në kërkim drejtori –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nottingham-i ngadalëson City-n në ndjekjen e Arsenalit, që fiton sërish –
  • Kupa/ Vllaznia, AF Elbasani, Egnatia dhe Dinamo kalojnë në gjysmëfinale, eliminohen Tirana dhe Partizani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com