Temperaturat e larta në vend kanë aktivizuar disa vatra zjarri në disa pjesë të Shqipërisë. Mësohet se një zjarr i rënë në Roskovec ka djegur plot 3 dynym sera, duke i shkatërruar plotësisht ato.
Flakët kanë djegur edhe hektarë me hambull, ndërsa zjarri ka përparuar me shpejtësi në të gjithë hapësirën. Edhe pse jane lajmëruar forcat e repartit zjarrfikës, nuk kanë mundur dot ti shuajnë ato, përpara se të shkatërronin serën.
Zjarri momentalisht është vendosur nën kontroll, ndërsa dëmi ekonomik në sera është i konsiderueshëm.